Skenat me përmbajtje erotike nëpër filma duken sikur janë reale dhe shumë bindëse, megjithatë aktorët zbulojnë gjërat që fshihen pas këtyre aktrimeve.
Ka shumë filma ku luhen skena erotike dhe falë këtyre shumica e aktorëve kanë arritur popullaritetin e tyre. Gjërat që jepen para kamerave jo gjithmonë janë të nxehta apo eksituese, sepse ndonjëherë një skenë e shkurtër filmohet për disa orë apo edhe gjatë tërë ditës. Për vetëm 15 sekonda skenë erotike zakonisht shpenzohen rreth 6 orë kohë të xhirimit. Ajo që është pozitive për këta aktorë, është fakti se këto filmohen nga një grup i vogël njerëzish kompetent si drejtori aktual, asistenti i tij si dhe kameramani.
Ja gjërat që përdoren në mënyrë që skenat erotike të ngjajnë si të vërteta…
1. Qime jo-reale në zonën pubike
Këto qime pubike janë përdorur qysh në mesjetë nga femra të ndryshme. Gjithashtu edhe prostitutat përdorin këtë paruke kamufluese për të fshehur gjurmët e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Por, sot disa aktorë përdorin këtë paruke për arsye krejtsisht të ndryshme.
2. Qeskë mbrojtëse
Kur ne shohim ndonjë skenë erotike që paraprin kulmin seksual, është shumë e vështirë të besojmë se është gjithçka fallco. Këto qeska modeste me funksion mbrojtës apo thënë ndryshe “çorape për futjen e organit gjenital”, janë përgjegjëse për ti ndihmuar aktorët ta fusin organin aty dhe kështu të mbulohen gjatë xhirimeve.
3. Veshje të brendshme ngjyrë trupi (nudo)
Njëlloj edhe femrat përdorin gjëra për ta kamufluar trupin e tyre apo pjesët më intime. Femrat më shpesh përdorin lloje brekësh apo tanga ngjyrë trupi dhe kur kamerat të pozicionohen mirë, është e pamundur të thuhet se aktorët nuk janë krejtësisht të zhveshur. Edhe meshkujt mund të veshin diçka të ngjashme.
4. Ngjitëse për thithat
Këto ngjitëse për mbulim të thithave janë paraqitur së pari më 1920, nga kërcimtaret e kabareve. Sot edhe vet aktorët i përdorin shpesh gjatë rasteve kur dëshirojnë të kenë përshtypjen se gjoksi i tyre duket krejtsisht i zhveshur.
5. Top për stërvitje
Aktori, shkrimtari dhe regjisori John Turturro, në një intervistë gjatë xhirimit të filmit “Dashuri dhe Cigare” në vitin 2005, theksoi se aktorja Kate Winslet ishte ulur në një top të vogël për stërvitje, e që ngjante sikur po kryente marrëdhënie seksuale me një mashkull.
6. Organe gjenitale artificiale
Shumë shpesh shohim trupa të zhveshur dhe organe të ekspozuar. Por, këto mund ti quajmë si trupa të dyfishtë. Në të vërtetë, këto nuk janë organe gjenitale reale, por është një lloj protezë e projektuar në veçanti për raste të tilla. Këso lloj pjese silikoni janë përdorur gjatë filmimit të skenave erotike në filmin “Nymphomaniac”.
7. Peceta higjienike femrash
Në sezonin e katërt të serialit “Girls” aktorja Alison Williams ka treguar për skenat erotike duke performuar analingus. Ajo pohon se ka përdorur tampon apo pecetë higjienike për të mbuluar zonën e anusit dhe duke lënë hapësirë të mjaftueshme për kryerjen e aktit dhe duke të dhënë përshtypjen se gjithçka është reale.
8. Ujë trëndafili dhe sprej glicerine
Ndonjëherë skenat erotike na duken reale si rezultat i detajeve të vogla që përdoren, të tilla si rruaza të vogla djerse për aktorët. Por, realisht këtu nuk ka fare djersë, por përdoren gjëra si ujë trëndafili apo sprej glicerine, si dhe duke shtuar një shtresë të vajit në lëkurë.