• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Ushqimet që mbrojnë nga kanceri

13:25 : 06/04/2016
në SHENDETI

Lexo edhe:

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

Roli kryesor i dietës e cila ndihmon në parandalimin e kancerit mbështetet në aftësitë antioksiduese, ose aftësinë e atyre ushqimeve që të deaktivojnë kimikatet e dëmshme në trup, të njohura si radikalet e lira.

Radikalet e lira formohen çdo ditë përmes proceseve normale që ndodhin në trupin tonë. Faktorët ndotës të ambientit siç janë: duhani, gazrat nga automobilët, rrezatimi po ashtu prodhojnë radikale të lira.
Këta përbërës mund të sulmojnë, infiltrohen dhe lëndojnë strukturat vitale të qelizave të trupit.
Fatmirësisht, trupi jonë ka kontroll të natyrshëm mbi sistemet të cilat e deaktivizojnë dhe e minimizojnë reagimin e radikaleve të lira në qeliza. Këto sisteme përfshijnë disa vitamina dhe minerale duke i përfshirë si në vijim:
Karotenoidet: këta paraardhës të vitaminës A gjenden në bimë dhe konvertohen në vitaminë A pasi që të hyjnë në trup. Beta-karoteni dhe më shumë se 40 lloje tjera të karotenoideve që gjenden tek portokalli, frutat e jeshile dhe perimet, ndihmojnë parandalimin e formimit të radikaleve të lira. Disa nga burimet më të mira janë: karotat, spinaqi, patatet e ëmbla, lakra jeshile, kajsia dhe pjepri.
Kujdes! Nëse hani shumë perime apo fruta të cilat janë të pasura më karotenoide, lëkura juaj mund të merr ngjyrën e verdhë. Nëse kjo ndodh, ndërprisni konsumin e tyre.
Vitamina C: Vitamina C mbikëqyr kundër reagimeve të dëmshme brenda qelizave. Disa nga burimet më të mira të saj janë: kivi, frutat e tharta, brokoli, speci jeshil dhe i kuq dhe dredhëzat. Indet trupore ngopen me vitaminë C kur marrim rreth 200 mg në ditë, sasi kjo e cila mund të arrihet nga ngrënia e normës ditore të rekomanduar për fruta dhe perime (4 kupa në ditë).
Vitamina E: Vitamina E mbron muret qelizore nga dëmtimi që shkaktojnë radikalet e lira. Sigurohuni që në shujtat ditore tuajat të përfshini ushqime të cilat përmbajnë vitaminën E, por konsumi i tyre të jetë i kujdesshëm pasi që janë të pasura edhe me kalori. Burimet më të mira janë: vaji që buron nga perimet dhe ushqimet e përgatitura me të, bajamet, kikirikët, luledielli, drithërat etj. Doza e rekomanduar ditore për vitaminë E është 5 mg në ditë.
Seleni: Seleni mbron muret qelizore nga radikalet e lira dhe e përmirëson funksionin e sistemit imun, duke rezultuar në rritje të rezistencës për zhvillim të kancerit. Burimet më të mira të selenit janë: peshku, mishi, vezët, qumështi, drithërat, hudhra etj. Shtesat ushqimore nuk rekomandohen për shkak të helmueshmërisë së marrjes së tyre për një kohë të gjatë dhe me dozën prej 200 mikrogramëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

08:15 : 01/07/2025
BOTA

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

08:14 : 01/07/2025
AKTUALITET

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vendesh pune

08:07 : 01/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 01/07/2025
AKTUALITET

Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë

08:02 : 01/07/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 40 gradë, si parashikohet moti për ditën e sotme

08:00 : 01/07/2025
Para

Tek parku i liqenit ngrihet “Muri i Berlinit”

TË GJITHA

Gjyqi i Berishës, Tela: Nga SPAK duhen prova të pakundërshtueshme

08:15 : 01/07/2025

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

08:14 : 01/07/2025

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vendesh pune

08:07 : 01/07/2025

Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 01/07/2025

Varësia nga kullat dhe lejet e ndërtimit, tkurren me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë

08:02 : 01/07/2025

Temperatura deri në 40 gradë, si parashikohet moti për ditën e sotme

08:00 : 01/07/2025

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com