Deputeti i PS Ben Blushi deklaron se statuti i ri i Partisë Socialiste është ndryshuar në shtypshkronjë dhe nuk është i njëjti që i është propozuar Asamblesë 2 javë përpara Kongresit. Blushi deklaroi se Edi Rama do të mbetet kryetar parti edhe nëse nuk është kryeministër fal statutit që ndryshoi, duke shtuar se referendumi bie në kundërshtim edhe me vetë statutin e ndryshuar prej tij. Blushi tha se absurditete të tilla nuk ndodhin as në Korenë e Veriut.
Intervista me Ben Blushin
Ilva Tare: Tshtunën referendumi, 81500 anëtare që do të votojnë. Ju për pyetjen si mendoni?
Ben Blushi: Sigurisht që jo, kam pasur rastin të shpreh për gatin dy maujt e fundit, që PS duhet të mbante zgjedhjet për kreun e PS. Cka i jep arsyen që është i trukuar, që ky mandat është i grabitur. Shqipëria është unike sepse nuk ka asnjë parti që kryetari të ketë një madnat 7-vjeçar. Ai thotë tani nuk do bëj zgjedhje, por do bëj referendum. Referendumi dhe zgjedhjet janë të ndryshme, në referendum votohet për cështje, kurse zgjedhjet bëhen për njeri. Është një rast unik që e bën Ramën qesharak.
Në vitin 2003 në kemi qenë në pushtet dhe kemi pasur një kryeministër. Edi Rama në atë kohë e mori teserën 2 javë para kongresit dhe kërkoi të ishte kandidat duke shkelur rregullat. Ne kemi pas një rregull në 2003 që të jesh kandidat për kryetar partie duhet të kesh të paktën 40 firma, pra 10% të kongresit të PS, nuk i mori 40 firma, por mori vetëm firmën time. Megjithatë e lanë të futej në garë. Pra PS i dha mundësi të futej në garë, por nuk i tha që meqe unë jam kryeministër ti nuk ke të drejtë të futesh në garë
Ilva Tare: Pse nuk është normlae që Rama mos mandatohet?
Ben Blushi: Edi Rama thotë që mandati i kryeministrit nënkupton mandatin e kreut të PS. Statuti thotë që zgjedhjet për kreun e PS bëhen njëherë në 4 vjet.
Ilva Tare: Si po i masni mbështetësit?
Ben Blushi: Bëjmë zgjedhje për të matur sa veta mbështesin Ramën dhe sa jo. Referendumi nuk nënkupton zgjehdje për njeriun. Sipas statutit të PS thuhet 2 muaj para kongresid he dy muaj pas nuk ka referndum. Kjo nuk po ndodh, sepse ne kemi referendum 3 javë pas kongresit. E gjitha është një truk dhe manipulim i pastër. Qëllimi është që Rama të marrë mandatin pa zgjedhje. Keni parë njeri të marrë mandat pa zgjedhje?
Unë kam kërkuar, që për shkak se u vrendos një referendum jo statuor, i parregullot këta që e trukuan kongresin pa votim le të thonë sa veta marrin pjesë në një referendum.
Më në fund sot një zëdhënese e rilindjes tha se marrin pjesë 81 mijë. Kjo e rrëzon kongresin.
Dje isha në Berat dhe më thanë që ne nuk jemi në listë. Nuk ka listë të afishuar. Klikoni në faqen e PS dhe nuk ka listë zgjedhësish. Pra kam kërkuar që lista të jetë online, më në fund sot tha që janë 81 mijë, kjo shofrë rrëzon kongresin. Kongreësi është ndërtuar mbi bazën e një parim cdo 100 anëtarë ka një delegatë.Në kongres u zgjdhën 940 delegatë, që do të thotë për 1 listë 94 mijë vetë. Sot u tha që lista është 81 mijë, kjo e rrëzon kongresin.
Pra numri i sotëm rrëzon të gjithë vendimet që janë marrë. Sepse është një kongres me 84 mijë anëtarë që kanë prodhuar 940 delgatë, kur lista në fakt qënka sic u tha sot 81 mijë vetë. E di pse është bërë kjo? Për të ulur, është ulur numri, në fakt ky është numër real, unë besoj më shumë se janë 81 mijë sesa 94 mijë, ai është i trukuar për të rritur artificialisht kongresin sepse i ka zënë paniku i pjesëmarrjes. referendumet quhen të vlefshme vetëm nëse 51% votojnë. Sepse natyrisht nëse në Shqipëri votojnë 52,53,54,55,56 % në PS i dalin që 95% e socialistëve votokan, po pse socialistët votojnë më shumë se shqiptarët? Pra është e trukuar.
Ilva Tare Pse mendoni që ata janë trembur prandaj kanë dhënë këtë shifër, sepse mbështetësit tuaj do ta bojkotojnë?
Ilva Tare: Pse mendoni që ata janë trembur prandaj kanë dhënë këtë shifër, sepse mbështetësit tuaj do ta bojkotojnë?
Ben Blushi: Unë kam thënë që unë nuk votoj, sepse nuk mund të legjitimoj një shkelje.
Ilva Tare: Ndërsa ata thonë që ju nuk merrni pjesë madje as vëzhgues nuk mund të kishit sepse vetëm 4 deputetë jeni të mbështetur..
Ben Blushi: Po ju ku e dini këtë,që janë 4 deputet?
Ilva Tare: Kaq janë publikisht tani.
Ben Blushi: Shumica përcaktohet me votim. Nëse Rama me shokët rilindas është për PO, ka dy kuti një Po dhe një Jo, Rama është për po, sigurisht ka edhe njerëz për jo. Unë jam për jo dhe jam kundër referendumit dhe kam arsye. Pra ka dy palë. Unë kam kërkuar vëzhgues dhe nuk më është dhënë e drejta. Kam kërkuar të ketë fushatë, fushata është ndaluar. Kam kërkuar të ketë numërues. Kush do ti numëroj, Rama?
Ilva Tare: Partia Socialiste
Ben Blushi: Ka vetëm një palë që ka palën, ka listat, ka votuesit ka numëruesit dhe në fund nxjerrin rezultatin e shkruar në tavolinë.
Ilva Tare: Pra ata që do votojnë të shtunë janë sipas jush, njerëz që keni dyshime?
Ben Blushi: Unë nuk kam dyshime tek ata, por kam dyshime tek ata që po bëjnë referendum.
Ilva Tare: Votën do ta hedhin socialistët.
Ben Blushi: Vota e tyre nuk do të votohet, ky është parim stalinist. Pra nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron. Vota e tyre nuk do të numërohet.
Ilva Tare: Se mund të bëhet numërimi i hapur dhe pastaj…
Ben Blushi: Po këtu nuk u bë një votim në kongres, unë kërkovë votim të mbyllur dhe ju mendoni se do bëhet në 80 mijë votim publik?! Janë rreth 400 kuti, kjo nuk është thënë kam dy javë dhe nuk është thënë.
Ilva Tare: Kujt ja kërkoni?
Ben Blushi: Unë i kërkoj në mbledhje grupi, aty kam kërkuar vëzhgues, numërues, fushatë dhe lista zgjedhësish dhe nuk më është dhënë kjo e drejtë.
Ilva Tare: Do të jeni në qendra votimi?
Ben Blushi: Unë nuk kam pse të jem në qendra votimi sepse kjo është një gjë e trukuar. Unë nuk mund të legalizojë një shkelje.
Ne kemi shumë pak eksperienca referendare. Është bërë për Kushtetutën, por ishte një çështje. Kushtetuta e vitit 1998 u hodh në referendum, por nuk ishte një njeri, por një çështje që populli ta pranojë ose jo. Në këtë rast për çfarë e hedhim referendumin?
Ilva Tare: Për çështje pra, nëse kryetarit i verifikohet apo jo automatikisht mandati..
Ben Blushi: Po kjo është qesharake
Ilva Tare: Nuk po flasim për Edi Ramën, por për kryetarin e PS…Nëse Partia është në pushtet dhe kryetari është kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati?
Ben Blushi: Nëse nesër ka parlament ne jemi në koalicion, ne nuk jemi një parti autonome në kuptimin parlamëentar të fjalës, pra nuk kemi 71 mandate, por kemi 62-63, pjesën e mbetur të mndateve i ka një parti tjetër. Sot është e mërkurë, nesër është e enjte nëse LSI del nga koalicioni siç ndodhi, sepse ka ndodhur. A doli LSI nga koalicioni me Berishën në 2013, 3 muaj para zgjedhjeve? E zëmë se LSI del prap nga koalicioni, ky kryeministër rrëzohet në Parlament sepse nuk i ka numrat për të qeverisur. A mund tju pyes kush është kreu i PS në ato momente?
Ilva Tare: Sipas jush kush do jetë?
Ben Blushi: Nuk e di, nuk ka më prandaj them që kjo është një pyetje idiote, sepse i jep kryeministrit mandatit e kreut të PS, çka nuk mund ta ketë.
Ilva Tare: Kjo që po thoni është hipotetike
Ben Blushi: 20 deputetet e LSI që mbajnë qeverinë në fuqi dhe kanë të drejtë të zgjedhin kryeministrin, nëse këta tërhiqen votat e 81 mijë anëtarëve rrëzohen. Sipas pyetjes nëse kryeministri rrëzohëet, kush është kreu i PS.
Ilva Tare: Kjo që po thoni është hipotetike
Ben Blushi: 20 deputetet e LSI që mbajnë qeverinë në fuqi dhe kanë të drejtë të zgjedhin kryeministrin, nëse këta tërhiqen votat e 81 mijë anëtarëve rrëzohen. Sipas pyetjes nëse kryeministri rrëzohëet, kush është kreu i PS.
Pse kjo pyetje është absurde? Sepse i heq mundësinë e zgjedhjes së kryetarit të vet. Nuk ka asnjë organizatë në botë që i heq të drejtën vetës për të zgjedh atë që e drejton dhe ja delegon në rastin tonë LSI. Kjo është e zeza mbi të bardhë.
Socialistët mund të votojnë të shtunë por duhet të dinë që këtë të drejtë nuk e kanë marrë vetë, pra nuk kanë zgjedhur dot krytarin e partisë së tyre, por ja kanë deleguar Ilir Metës. Pra ja kanë dhënë të drejtën Ilir Metës për të zgjedhur kreun e PS.
Tare: Kongresi e votoi statutin e ri të Partisë. A nuk i rrëzon statuti i ri të gjitha pretendimet tuaja? U miratua me shumicë votash.
Blushi: Përkundrazi! Statuti që ta kuptoni është si një ligj. Në Parlamentin e Shqipërisë me sa kam unë eksperiencë, nuk ka asnjë ligj që mund të miratohet në parim. Edhe ky ligj është një normë. Ky statut nuk u votua nen për nen. Nëse shkojmë nesër në Parlament dhe miratojmë një ligj në parim, ai nuk ka hyrë në fuqi. Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon për shkak se deputetët mund të bien dakord për parimin e ligjit, por mund të mos bien dakord për nene të tij. Ky ishte i vetmi votim që u bë aty. Statuti votohet në mënyrë të fshehtë. Dhe vetëm atëherë kuptohet mbështetja për të shmangur një absurditet që sapo ndodhi. E dyta çka e bën Edi Ramën totalisht qesharak, është norma që ka ndryshuar në shtypshkronjë. Ne kishim një Asamble 10 ditë përpara Kongresit dhe na dha një statut tjetër, i cili thoshte që kryetari i Partisë Socialiste jep dorëheqjen atëherë kur Partia humb zgjedhjet e përgjithshme. Edhe Laburistët që citon Edi Rama e kanë që në qoftë se kryetari nuk fiton zgjedhjet, largohet. E dini se si përfundoi ky statut? U ndryshua në tipografi përpara Kongresit. Kjo normë sipas të cilës kur Partia humb zgjedhjet jep dorëheqjen dhe kjo normë u ndryshua në: kur Partia Socialiste nuk del forcë e parë në zgjedhje, kryetari jep dorëheqjen. Prapë i lihet LSI-së në dorë. Nëse LSI-ja shkon në një koalicion tjetër, Edi Rama qëndron në krye të Partisë, duke thënë se fajin e ka Ilir Meta që ikën nga koalicioni.
Tare: Ai thotë se nëse nga zgjedhjet del parti e parë, pavarësisht se çfarë vendos Ilir Meta (meqë po e marrim në vëmendje), ai mban mandatin e kryetarit.
Blushi: Nuk mund ta mbajë pasi nuk është kryeministër sipas këtij referendumi. E kuptoni se çfarë absurdi është futur Edi Rama?! Në qoftë se Ilir Meta ikën nga koalicioni, unë nuk e kam fajin, e ka Ilir Meta. Ky është absurditeti më..nuk është kinez…se kinezët nuk e bëjnë këtë. As koreano-verior.
Tare: Në Korenë e Veriut nuk besoj se bëjnë referendum..
Blushi: Ky nuk është referendum…është i fituar në tavolinë. Është një shifër e shkruar në tryezën e Edi Ramës.
Tare: U votua jo nen për nen. Deputetja Hafizi e ka ankimuar vendimin në Komisionin e Garancive Statutore. A mendoni se do të merrni përgjigje?
Blushi: Duhet të kishim marrë përgjigje. Siç duken bathët, përgjigja për ankesën tonë kundër referendumit jepet pas referendumit. Të duket kjo normale? Ne kemi ankimuar në Gjykatën e Partisë Socialiste që ky referendum është në shkelje të të gjitha normave të PS-së qofshin të vjetra, qofshin të reja. Vendimin për këtë çështje do jepet pas referendumit.
Tare: Pse zgjodhët ta bënit një betejë të hapur mediatike për çështjen e statutit të Partisë?
Blushi: Nuk ka asnjë strukturë që funksionon normalisht.
Tare: Çdo javë mblidhet grupi parlamentar!
Blushi: Grupi parlamentar merret me çështjet e Parlamentit.
Tare: Nuk keni pasur hapësirë për të dhënë vërejtjet tuaja?
Blushi: Jo unë, por askush. Në 3 vitet e fundit, nuk ka pasur asnjë forum që është mbledhur, as kryesi, as Asamble, as Kongres. Absolutisht asgjë! Çështjet e Partisë nuk kisha ku t’i ngrija. Kam kërkuar vetëm zgjedhje. Shqiptarët ta kuptojnë. A mund të penalizohem unë se kam kërkuar zgjedhje? Ka ardhur koha e zgjedhjeve. Unë nuk po kërkoj zgjedhje një ditë pas zgjedhjeve, por 7 vjet pas zgjedhjeve. Kjo është e vetmja gjë që kam kërkuar.
Tare: Një nga akuzat që bëjnë kritikët tuaj është se pse e bëni tani kur statuti është shkelur që prej qershorit të 2013-s.
Blushi: E kam kërkuar që atëherë. U tha që tani fituam zgjedhjet, prit pak. Prita tre vjet derisa u mblodh një Asamble.
Tare: Çfarë prisnit? Marrëveshjen e radhës me Edi Ramën, për të mos e thënë pazar? Prisnit disa gjëra që me sa duket nuk i arritët.
Blushi: Ata që mendojnë ndryshe nga unë, janë të gjithë shkelësi ligji dhe norme në Partinë Socialiste. Unë nuk kam fare debat me ata. Ata janë një absurd pa fund dhe krye. Unë jam në debat me shqiptarët. Me Rilindjen i kam mbyllur hesapet. Të gjitha akuzat janë teza të Rilindjes. Rilindjen unë nuk e njoh për argument logjik, e njoh për një pushtim.
Tare: Ju keni bërë fushatë për Rilindjen në 2013-n, që kishte tezë kryesore Rilindjen. ?
Blushi: Kam bërë fushatë për Partinë Socialiste. Në fletën e votimit dhe në fushatën time, nuk kam folur një ditë për Rilindjen. E di pse? Sepse nuk kam pasur asnjë ditë shpresë se Rilindja mund t’i bënte ndonjë gjë Shqipërisë. Dhe për fat të keq apo të mirë, ajo që mendoja u provua. Falimentimi më i madh në Shqipëri është Rilindja. Është e gjitha një falimentim në kuptimin administrativ dhe qeverisës. Është një pushtim i një partie për të pushtuar një qeveri.
Tare: Zt.Blushi, Rilindja sipas jush nuk e përfaqëson Partinë Socialiste?
Blushi: Sigurisht që jo! Në qoftë se e shikoni nuk flas asnjë sekondë për Partinë Socialiste. Atë nuk e fajësoj për asgjë. Sepse është një parti nën terror pune.
Tare: Takoni ju në parti njerëz të terrorizuar?
Blushi: Shumë! Shumë!
Tare: Çfarë ju thonë?
Blushi: Shumë njerëz më thonë që ti ke shumë të drejtë. Nëse ata flasin, nesër nuk janë në punë. Është edhe e kundërta. Ngarkohen me punë pasi bëhen rilindas dhe shkarkohen sepse thonë se duhet të ketë zgjedhje në parti. Kjo ka ndodhur. Kjo është arsyeja pse unë kam kërkuar zgjedhje, sepse nëse do të votonin, socialistët do të votonin kundër Rilindjes. Dhe kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk bën zgjedhje.
Tare: Nuk do ta njihni rezultatin e referendumit?
Blushi: Kjo është një vjedhje. Është një grabitje. Unë nuk kam ndërmend të legalizoj një grabitje. Ky është një mandat i grabitur dhe nuk kam mundësi ta legalizoj, edhe sikur të doja, pasi të gjitha normat janë shkelur.
Tare: Zt.Blushi ju jeni i vjetër në atë Parti. Nuk mendoni se i fyeni ata që do të votojnë të shtunën? Që e ndjejnë veten pjesë të Partisë Socialiste? Duke thënë: Kjo është një grabitje, kjo është një farsë! Sepse ka edhe nga ata militantë që janë të ndershëm.
Blushi: Ata nuk janë përgjegjës.
Tare: Kush është përgjegjës? Ata që akuzoni ju? Sepse ata me këto vota do të operojnë.
Blushi: Këta njerëz nuk janë përgjegjës. Ky Kongres është i zhbërë. Duhet të kishte 810 delegatë. Duhet të kishte 940 delegatë të zgjedhur. Ky është një truk.
Ilva Tare: Ju pyeta sa herë keni shkuar në Elbasan duke pasur parasysh çfarë u tha dhe këtu në këtë takim kur shkuat për kongresin.
Ben Blushi: Çfarë thanë ata?
Ilva Tare: Thanë ku jeni, ju kemi kërkuar sna keni hapur telefonin, nuk na keni ndihmuar kur kishim nevojë për ju. Nuk dinin që kishte hapur zyre të re PS.
Ben Blushi: Shqipëria është qeverisur keq në 3 vjet dhe mua më vjen zor për këtë, sepse kam kërkuar vota për një qeverisje tjetër dhe kjo nuk po ndodh. Deputeti në rastin tim, si e kuptoj unë të paktën dhe ky është ndryshimi që ka deputeti socialist nga deputeti i rilindjes. Deputeti i rilindjes është një dsipeçeri, unë nuk jam dispeçeri. Unë kam deputet që në 2001 dhe kam qenë një pjesë kohë në pushtet, shumë gjatë në opozitë dhe 3 vjet teorikisht në pushtet. Nuk kam qenë dispeçeri, që do të thotë në zonën tëndë dhe të emërosh nga pastruesja deri nga prefekti. Unë nuk e bëj ketë, nuk emëroj njerëz, sepse nuk është detyra e deputetit. Të gjithë deputetët e rilindjes, prandaj mua më vjen keq sepse ky është një infeksion. të gjitha normat dhe principet po rrëzohen. Një mik i huaj më tha që po e ktheni korrupsionin në kulturë. Korrupsioni nuk është vetëm të marrësh lekë, por edhe mënyra e të menduarit.
Administrata jonë është me e dobëta, jo sepse kemi shkollat më të dobëta, por sepse është e zgjedhur në mënyrë politike. Mes dy arsimtarëve të cilët mund të kenë CV dhe aftësi të ndryshme shkon deputeti dhe zgjedh kush është më i aftë. Unë nuk do ta bëja këtë. Unë nuk dua që mësuesin e fëmijëve të mi ta zgjedhë deputeti, ose infermieren e fshatit ta zgjedhë deputeti.
Ilva Tare: Ju këte e keni luftë me Edi Ramën sepse doni të pozicionoheni ju dhe mbështetësit tuaj në qeveri apo në PS apo jeni realisht i shqetësuar për mënyrën si po qeveriset vendi ?
Blushi: Unë jam i angazhuar që në vitin 1991. Kam qenë një student dhe kam dalë si shumë shok të mij, me aq sa kuptonim, ishim të bindur se shoqëria ishte e pamerituar. në këto 25 vjet e kam kaluar jetën në opozitë. Edhe kur kam qenë në shumicë kam qenë oponente me disa pikëpamje. Edhe sot edhe dje, kjo mund të jetë fibra e karakterit tim. Unë jam për të mbrojtur disa parime. Kjo është pyetje themelore për njeriun dhe për veten time. Pyetja është: Jam me parimin apo jam me partinë, jam me njeriun apo jam me idenë? Mes parimit dhe partisë unë zgjedh parimin. Mes njeriut dhe idesë unë zgjedh idenë. Nëse qëndrojmë bashkë për një ide, psh të marrim më pak borxh publik. Ne shkojmë në zgjedhje duke thënë që qeveria para nesh e coi borxhin publik 65-68% dhe në do vijmë në pushtet për të marrë më pak borxh kjo është një ide. Ne vijmë në pushtet dhe jo vetëm nuk ulim borxhin që gjetëm, por e shtojmë gati me 10%. Unë kam 2 vjet që them, por për fatin tim të mirë e tha edhe Rama si një njeri që nuk ka lidhje me ekonominë. Unë kam qenë për të reduktuar borxhin publik, ose për të marrë por jo për ta përdorur për pishina, kulla, për të blerë palma, por për të ndërtuar vepra të mëdha.
Këto janë disa ide. Të tjera, shëndetësia falas, është më e shtrenjtë. Tjetër ide që kemi pasur, të ketë një shkallë taksimi progresiv, që të pasurit të taksohen më shumë. Kjo nuk po ndodh. Unë nuk jam kundër ideve…
Ilva Tare: 107 mijë vende të reja pune thotë qeveria juaj. Thotë që taksa është progresive dhe në fakt është, nga 10 ka shkuar në 15%..
Ben Blushi: E dini sa taksoheni ju?
Ilva Tare: Aq e kam 15%, por varet nga paga
Ben Blushi: Po jua them unë që e keni 23%. Pagat mbi 1 mln lekë taksohen 23% për çdo lekë. Kjo nuk është taksë progresive. Kjo është një arsye pse flas dhe jam kundër. Nuk pranoj këtë sistem dhe këtë rëegjim që shqiptarëve i jepet mundësi ta votojnë për dy gjëra, dy parti të djathta, Rilindja dhe PD./Oranews