• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Ambulanca bën për budallenj njerëzit: Shkuam në Postribë për 4 minuta! 

09:38 : 05/04/2016
në SOCIALE

Shërbimi i urgjencës në Shkodër reagoi dje pas denoncimit të banorëve të zonës në Hot të Ri, sipas të cilëve autoambulanca për transportimin e dy të miturve të aksidentuar kishte mbërritur me 45 minuta vonesë.

Në fakt, vendi ku ndodhi ngjarja në aksin Shkodër­ Postribë është rreth 5 kilometra. Duke marrë parasysh edhe trafikun normal të qytetit, një mjeti i duhen nga 10-­15 minuta për të mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti.

Por spitali i Shkodrës e ka “sfiduar” distancën në deklaratën e dhënë prej saj, duke theksuar se autoambulanca ka mbërritur në harkun e 4 minutave. Mirëpo, banorët e zonës vijojnë ta ironizojnë këtë deklaratë, pasi, sipas tyre, edhe sikur autoambulanca të ketë qenë e ndezur dhe të ketë ecur me 200 km/h, sërish nuk do të mbërrinte dot brenda këtij minutazhi.

Reagimi i spitalit erdhi pas deklaratës së PD­së në Shkodër në lidhje me këtë ngjarje. “Distancohemi nga deklarata e papërgjegjshme, cinike, të mos themi kriminale të PD­së për aksidentimin e dy të miturve në Hot të Ri. Lajmërimi është bërë në 16:15 për aksidentin dhe ambulanca ka mbërritur në 16:19 në vend. Në orën 16:30 dy të miturit janë dërguar në spital. Duke parë trafikun dhe gjendjen e rrugës është një shpejtësi optimale. Me ndërhyrjen e ministrit Ilir Beqaj ka ardhur helikopteri nga Tirana dhe njëri prej të plagosurve, ai që ishte më rëndë është dërguar në Tiranë. Tjetri në gjendje më të mirë është nisur me ambulancë. Jemi të gatshëm të përmirësojmë shërbimin për qytetarët. Me zbatimin e urdhrit të ministrit Beqaj është marrë personalisht drejtorja e spitalit, Dhurata Uruçi”, theksoi shefja e shërbimit të urgjencës, Sehar Baraku.

Ngjarja ndodhi kur motori në të cilin po udhëtonin dy 14­-vjeçarë u përplas me një mjet. Ndonëse vendi i ngjarjes me spitalin nuk është më shumë se 15 minuta, banorët u shprehën se autoambulanca është vonuar për rreth 45 minuta, çka ka shtuar rrezikun për jetën e të miturve të plagosur.

Lexo edhe:

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

Taulant Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Aksidenti i rëndë ndodhi dy ditë më parë rreth orës 14:00 në aksin rrugor Shkodër­Postribë, në vendin e quajtur Hot i Ri. Për pasojë u plagosën rëndë R.N., 14 vjeç dhe K.Gj., 14 vjeç, që të dy banues në fshatin Hot i Ri.

“Është aksidenti i gjashtë që ndodh brenda pak kohëve këtu në këtë vend. Ambulanca ka ardhur 45 minuta me vonesë, ndërkohë që spitali i Shkodrës nuk është shumë larg nga këtu dhe duhej të vinte më shpejt. Po ashtu, duhet që të ketë një patrullim më të madh të policisë nga vendi i quajtur Fermentim dhe deri në Postribë sepse po ndodhin aksidente të tmerrshme, ndërkohë që vetëm dy muaj ka që është rikonstruktuar ky aks rrugor. Nëse në dy muaj janë 6 persona që kanë vdekur nga aksidentet këtu, atëherë sa do të vdesin për një vit, a e bën kush këtë llogari? Ju lutem që të marrin masa dhe të vendosen patrulla policie sepse po vdesin njerëzit. Po të vish natën këtu kalojnë me 200 km në orë apo edhe më shumë dhe askush nuk i kontrollon, ndaj edhe duhen marrë masa sepse në të kundërt do ketë edhe më shumë viktima. Vetëm përmes patrullave të policisë dhe masave të rrepta mund të zgjidhet, nuk mund të vazhdohet duke vdekur njerëzit”, u shpreh ditën e ngjarjes një banor i zonës. /Panorama/

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

12:19 : 06/10/2025
AKTUALITET

Taulant Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

12:17 : 06/10/2025
AKTUALITET

Opozita kërkon shkarkimin e Niko Peleshit në Këshillin e Legjislacionit! Gjiknuri: Të caktojmë një relator

12:11 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vritet me armë zjarri shqiptari në Kolumbi/ EMRI

12:03 : 06/10/2025
BOTA

Tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2025

11:59 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

11:51 : 06/10/2025
Para

Berisha i prekur para fëmijëve, ja çfarë shkruan Çiljeta për ish-kryeministrin

TË GJITHA

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

12:19 : 06/10/2025

Taulant Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

12:17 : 06/10/2025

Opozita kërkon shkarkimin e Niko Peleshit në Këshillin e Legjislacionit! Gjiknuri: Të caktojmë një relator

12:11 : 06/10/2025

Vritet me armë zjarri shqiptari në Kolumbi/ EMRI

12:03 : 06/10/2025

Tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2025

11:59 : 06/10/2025

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

11:51 : 06/10/2025

Gjykata e Tiranës lë në burg djalin e madh të Valbona Selimllarit, liron tjetrin

11:44 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com