• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Gruaja shqiptare që po tmerron politikanët në Maqedoni

19:15 : 03/04/2016
në RAJONI

Ajo nuk është më thjeshtë një grua. As vetëm një pjestare e komunitetit të diskriminuar shqiptar. As vetëm një prokurore e re.

32 vjeçarja Fatime Fetai, ka fituar në pak muaj, aureolën e një ylli. Ajo zë tani faqet e para të gazetave shqiptare në shtetin fqinjë. Por edhe më tepër akoma. Shtypi maqedonas po e paraqit atë si një heroinë të filmit “Troja” e cila megjithëse e veshur me kostume të antikitetit, po shndërrohet në tmerrin e politikanëve më të lartë maqedonas. Lapsi.al i ka bërë një shfletim të shpejtë komenteve që gëlojnë në gjuhën maqedonase dhe fotomontazheve që i shoqërojnë ato.

Fatime Fetai, prokurorja speciale e sapo emëruar vihet përballë ish kryeministrit Gruevski, përballë ish ministers së brendëshme antishqiptares Jankullovska dhe zyrtarëve të lartë të VMNRO-DPMNE-së.

Shkak për këtë shpërthim popullariteti u bë aktakuza e ngritur nga prokuroria speciale ku figuara të larta akuzoheshin për vjedhjen e zgjedhjeve. Me gojën e saj Fatime Fetai, shpalli emrat e njerzve që po hetoheshin në atë që tani njihet si operacioni “Titanik”. Aty përpos Gordana Jankullovskas, ish – ministre e punëve të brendshme, gjenden edhe Mile Janakieski, ish – ministër i transportit dhe sekretari i Qeverisë, Kiril Boxhinovski. Sipas prokurores shqiptare që tha se ata mundë të denohen deri në tre vjet. Akuza ndaj tyre ka të bëjë me bashkëpunim në krim, thyerje të së drejtës së votës, blerje votash, zhdukje të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim mjetesh për kampanjë zgjedhore në vitin 2012.

Kaq ka mjaftuar që prokurorja e re të mbështetej nga mediat: “Fatime Fetai ka bërë revolucion në Maqedoni duke ngjallur shpresën për qytetarët se pushteti nuk është i paprekshëm”, shkruajti Telegrafi në Maqedoni.

Lexo edhe:

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

Po ç’është kjo prokurori sepeciale dhe si depërtoi heroina Fetai në të?

Pasi katër partitë kryesore të Maqedonisë (dy shqipëtare) nënshkruan atë që u njoh si marëveshja e Përzhinos, ku parashiheshin zgjedhjet e parakohëshme, qeveria teknike dhe ngritja e një prokurorie të pavarur dhe sepeciale, që do të hetonte aferën e përgjimeve që solli edhe krizën politike, Prokuroria speciale filloi funksionimin.

Në krye të këtij institucioni të ri, me mbështetje të madhe të amerikanëve (njësoj sikurse ata po këmbëngulin këtu në Shqipëri për ngritjen e Byrosë së Hetimit) u vendos një grua Maqedonase: Katica Janeva. Ajo mori si krahun e saj të djathtë edhe shqiptaren Fatime Fetai. “Nuk ka diskutim që pas çdo akti të kësaj prokurorie qëndrojnë amerikanët dhe jo më kot ambasadori amerikan në Shkup e renditi Fatimen mes atyre femrave që ndryshojnë historinë” tha për Lapsi.al një gazetare shqiptare mikëshë me kryeprokuroren.

E martuar, 32 vjeç, kjo shqiptare brune me flokë të krehura drejt, që ngjan më shumë në pamje me gratë që jetojnë në anën tjetër të Vardarit, sesa me gratë tradicionale të Tetovës, që flet po aq mirë sllavisht sa edhe shqip, nuk është një surprizë.

Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Fillimisht ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale.

Në vitin 2011, u zgjodh si Prokurore në Shkup. Në këtë institucion punoi deri në fund të vitit 2015, kur mori detyrën në Prokurorinë Speciale.

Ndryshe nga karriera e saj, trajektoria e jetës së vet i ngjan një gruaje tipike shqiptare: ajo ka lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës.

Ndoshta pikërisht kjo e bëri që vetëm një javë më parë ajo të shkaktonte një skandal të vërtetë në Maqedoni duke iu drejtuar fillimisht mediave në një konferencë shtypi. “Unë do të flas fillimisht në shqip, që mesazhi i punës sonë të bëhet pak a shumë i prekshëm edhe për këtë pjesë të popullësisë, tha ajo” tregon për Lapsi.al një gazetare që qe prezente në këtë konferencë.

Megjithëse ajo e vazhdoi pastaj shpjegimin e saj në gjuhën zyrtare të akuzës, kaq u desh që të krijohej një stuhi polemike e vërtetë. Askush nuk pyeti se me kushtetutë shqipja njihet si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Menjëherë gazeta “Vest”, e kontrolluar nga lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski, shkroi për “torturën në gjuhën shqipe” nga ana e prokurores speciale të Maqedonisë Fatime Fetai. Ndërsa një analist i njohur që i përket të njëjtit korrent politik, Ferçovski ,foli për “krijimin e dy Maqedonive, jona dhe e tyre”.

Natyrisht në këtë polemikë të ashpër u gjendën edhe gazetarë maqedonas që e mbrojtën aktin e Fetait. Ida Protuger Belkoviq përmes një kolumne në “Fokus” shkroi: “Në “atë” Maqedoni, ju mund të dëgjoni deklaratën origjinale të Fetait, e cila flet rrjedhshëm maqedonisht, më e mirë se ndoshta 90 për qind e maqedonasve – reagoi ajo duke iu përgjigjur tezave të Ferçovskit-“Pyes veten se çfarë përfitimi do të ishte nëse Maqedonia do të ishte e maqedonasve, dhe jo e qytetarëve që jetojnë këtu? Pse të drejtat e shqiptarëve të varen nga një përqindje e popullsisë, jo nga nevojat që dalin nga jetesa e përbashkët dhe lehtësimin e asaj jete”?.

Ky është pra debati që ka arritur të krijojë kjo prokurore e re, kjo grua simpatike dhe profesioniste e zonja, që flet po aq mirë maqedonisht sa shqip, që përkrahet nga amerikanët dhe që ka ngjallur shumë shpresa ne rrethet progresiste shqiptaro maqedonase të Shkupit.

A do ja dalë ajo dhe prokuroria speciale ti shkojë deri në fund qëllimeve që i ka vënë vetes? Kjo varet shume se çdo të ndodhe në zgjedhjet e përgjithshme të fillim qershorit në Maqedoni. Por, fakti se kjo prokurore e re shqiptare po shndërrohet në një simbol është një ogur i mirë për atë që pritet të ndodhë edhe në këtë anë të kufirit, pas miratimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një tjetër grua mund të bëjë të dridhen politikanët e fuqishëm shqiptarë, ashtu si Fatime Fetai po tmerron ata të Shkupit. (perkthimi Lapsi.al)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025
Para

Sheshelit i ndalohet hyrja në Kroaci për 20 vjet

TË GJITHA

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com