PERGJIGJE SAIMIR TAHIRIT!
Saimir, degjuam sot reagimin tend ndaj letres qe i drejtuam Presidentit te Republikes per ti kerkuar mos dekretimin e ligjit “Per masat e sigurise publike” i cili parashikon instalimin me detyrim te kamerave CCTV ne te gjitha bizneset dhe pallatet e Shqiperise, me kostot e biznesit apo banoreve dhe te kontrolluara nga Policia e Shtetit.
Se pari do ju ftonim qe te hiqni dore nga mania per te perdorur femijet ne cdo vendim absurd qe merrni. Siguria ne shkolla, kopshte apo cerdhe eshte detyrim i cdo qeverie. Askush nuk eshte kunder masave te sigurise ne keto ambjente. Nese pranon se ke deshtuar ti sigurosh, duhet te konsiderosh seriozisht doreheqjen, sepse eshte detyra primare e Ministrit te Brendshem.
Ajo qe ne kundershtojme eshte vendosja me detyrim e kamerave ne cdo biznes apo pallat e me kostot e biznesit e banoreve per dy arsye kryesore:
Se pari sepse ligji eshte ne kundershtim me Kushtetuten e vendit, nenin 35 te saj e cila parashikon se:
“Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave personale rreth personit bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj”.
Ligji ne fjale mbasi detyron te gjitha bizneset dhe administratoret e pallateve te instalojne kamera dhe te ruajne permbajtjen e tyre, nuk jep asnje garanci se si do te ruhen te dhenat personale te individeve te siguruara nga keto kamera. Po ashtu ligji autorizon organet e policise qe te pervetesojne materialet filmike duke shmangur autorizimet nga ana e gjykates sic sugjerojne edhe praktikat me te mira nderkombetare.
Ligji gjithashtu bie ndesh me Nenin 7 te Direktivës 95/46 te BE i cili është formuluar si më poshtë:
“Shtetet Anëtare do të sigurojnë që të dhënat personale mund të përpunohen vetëm nëse:
(a) subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në mënyrë të qartë; ose
…
(f) përpunimi është i nevojshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga kontrolluesi ose nga pala e tretë apo palëve të cilin të dhënat janë zbuluar, përveç rasteve kur interesat e tilla shkelin interesat për [siç] të drejtave dhe lirive themelore të subjekt i të dhënave të cilat kërkojnë mbrojtje sipas nenit 1 (1)”.
Vende te ndryshme Europiane kane legjislacion shume strikt persa i perket instalimit te kamerave CCTV ne ambjente me akses publik.
Danimarka psh e ndalon ne menyre kategorike instalimin e kamerave, pervec disa kategorive te caktuara biznesesh (pikat e karburantit psh), te cilat kane rregulla strikte qe duhet te permbushin per tu pajisur me to.
Gjermania po ashtu aplikon rregulla te rrepta per pajisjen me kamera te subjekteve private te cilat ne menyre kategorike duhet te aplikojne per leje dhe te permbushin nje sere rregullash per ti instaluar ato, rregulla qe kane parasysh pikerisht privatesine e personit.
Franca ja le ne dore Prefektit autorizimin per instalimin e kamerave nga subjektet private dhe ky i fundit nuk mund te marre vendimin pa u konsultuar me nje komitet ekspertesh dhe nje gjykates.
Suedia ja le ne dore Keshillit Administrativ Vendor licensimin e subjekteve qe duan te pajisen me kamera dhe keto lejohen vetem per disa raste specifike te cilat kane kryesisht si synim ndalimin e vjedhjeve. Kamerat nuk mund te jene te levizshme dhe nuk mund te kene fokus percakton legjislacioni suedez.
Hollanda ja le ne dore Keshillave Vendore autorizimin per vendosje te kamerave dhe ka nje legjislacion shume te rrepte i cili parashikon ndeshkime per te gjithe personat qe keqperdorin sistemin dhe tejkalojne qellimet per te cilat jane pajisur me autorizim.
Ne pergjithesi legjislacioni Europian nuk parashikon asnje rast kur qeveria me ligj detyron bizneset te instalojne kamera CCTV sepse kjo bie ne konflikt me te drejten e privatesise se njeriut. Ne frymen e legjislacionit Europian, kjo e fundit prevalon dhe per kete arsye jo vetem qe detyrimi per te instaluar kamera nuk ekziston, por edhe deshira per ta bere kete eshte e limituar dhe e rregulluar me ligj dhe kalon ne disa filtra autorizimesh te cilat sigurojne mire-perdorimin e te dhenave qe sigurohen.
Gjithashtu ne dijenine tone Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka kundershtuar kete ligj kur eshte pyetur nga komisioni perkates ne Kuvend.
Pra qartazi ky ligj ska te beje me sigurine e femijeve por me heqjen e lirise dhe privatesise te cdo qytetari shqiptar e kthimin e vendit ne nje Big Brother te madh ku te gjithe jane te vezhguar nga ty dhe shefi yt.
Se dyti, kostot për instalimin e këtyre kamerave të sigurisë do t’i ngarkohen qytetarëve dhe bizneseve. Pra kjo kthehet ne një gjobë të përjetshme. Themi e përjetshme, pasi përveç blerjes edhe mirëmbajtja e këtyre sistemeve do të paguhet nga qytetarët, biznese ose jo. Dhe nisur dhe nga situata aktuale ekonomike që po kalon vendi, ne dhe gjithë qytetarët që kemi komunikuar, gjykojmë që kjo është një kosto shtesë me peshë që qytetarëve do t’iu shtohet, ndoshta në një prej momenteve më të këqija për ekonomitë e familjeve dhe për gjëndjen e biznesit, kryesisht atij të vogël.
Po ashtu, lenia ne dore Keshillit te Ministrave per te percaktuar specifikat teknike qe duhet te permbushin kamerat CCTV te cilat do te instalohen me detyrim nga subjektet e ligjit, na ben te dyshojme se mbas ketij ligji fshihen interesa te medha financiare per shkak se precedentet e meparshem kane treguar se raste te tilla jana perdorur per te krijuar situata monopol ne treg duke u sjelle kompanive perfitime marramandese ne kurriz te buxhetit te bizneseve dhe qytetareve.
Saimir, argumentat tona jane ligjore, jane morale dhe jane ekonomike. Argumentat e tua jane spekulative dhe politike.
Te sfidojme ne nje debat te hapur publik per kete ceshtje.
Nga ana tjeter urojme qe Presidenti te na degjoje ne e nepermjet nesh zerin e qytetareve shqiptare dhe te mos ta dekretoje kete ligj.
(Boldnews.al)