Pyetja e parë që u vjen në mendje kur një bashkëshort tradhëton është: Pse?
Një studim nga Universiteti i Guelph në Ontario, Kanada, u përpoq për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe gjeti se arsyet për tradhëti ndryshojnë shumë në mes gjinive. Për meshkujt, kjo lidhet zakonisht me seksin, pasi sa më tepër të paplotësuar të jenë seksualisht aq më shumë gjasa kanë që të tradhëtojnë. Për femrat, kjo lidhet më shumë me nivelin e kënaqësisë në marrëdhënie, nëse një grua është e pakënaqur në martesën e saj, ajo ka 2.6 herë më shumë gjasa të tradhëtojë.
Pavarësisht nga arsyeja, një gjë që është e sigurt: Tradhëtia është shkatërruese. Dhe shpesh, duke qenë i pabesë nxjerr në dritë disa probleme të marrëdhënies që qëndronin të fshehura.
“Në shumë raste, kjo detyron të dalin në pah problem të një marrëdhënie që nuk do të ishin trajtuar kurrë”, thotë Kevin Hansen, autor i “Secret Regrets: What if You Had a Second Chance?”.
Mëposhtë do të lexoni se çfarë mësimesh fituan këto pesë gra nga përvojat e tyre personale me tradhëtinë.
Arsyeja 1: “Burri im ishte abuziv dhe kërkoja rehati”.
“Që nga dita kur u martova burrin tim, e dija se ishte një gabim”, thotë 50-vjeçarja Elizabeth Smith. “Ai ishte abuziv, më kontrollonte dhe priste të braktisja punën e të qëndroja në shtëpi për të”. Pas pak më shumë se një viti martesë, ajo filloi një lidhje me një burrë që ka punuar me të. “Unë nuk kisha iluzione se isha e dashuruar, por më hapi sytë, isha me dikë që më bënte të ndihesha mirë në lidhje me veten time, më bëri të qesh dhe më respektonte për atë që jam dhe jo për atë që ai donte që unë të isha”, thotë ajo. “Tradhëtia më ndihmoi të gjej veten dhe më dëshmoi se unë mund të jetoj një jetë të pavarur pa burrin tim. Ajo më dha guximin për të kërkuar divorcin. Njëzet e pesë vjet më vonë, unë u martova me një burrë të mrekullueshëm. Ne e dashuronim njëri-tjetrin dhe e bënim të lumtur. Dhe kurrë nuk u përpoqem për ta ndryshuar njeri-tjetrin”, thotë ajo.
Besimi që ajo fitoi nga tradhëtia mund t’i ketë dhënë Elizabetës shkëndijën që ajo kishte nevojë për të dalë nga një marrëdhënie e keqe, por tradhëtia ama nuk është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund jë marrëdhënieje abuzive, thotë psikologu amerikan Michael E. Silverman. Në ndihmë mund të të vijë një mik i besuar, një pjesëtar i familjes, një terapist, një këshillues shpirtëror, etj.
Arsyeja 2: “Ne filluam të mos e duronim njëri-tjetrin”.
Kur Vanessa Myers, 28 vjeçe, u martua me burrin e saj gjashtë vjet më parë, ata të dy mezi prisnin që të kishin fëmijë, por pas ditës së dasmës, diçka ndryshoi për Vanessa-n.
“Fillova ta dua me të vërtetë punën time dhe fëmijët nuk i shihja më prioritet për t’i patur në ato momente”, thotë ajo. Burri i saj u lëndua nga ky ndryshim që pësoi Vanessa. “Ne nisëm të ziheshim shumë dhe duke e mos e duruar njëri-tjetrin vazhdimisht po e dëmtonin njëri-tjetrin”, thotë ajo.
“Një natë e zura duke u përpjekur për të hequr prezervativ dhe ky ishte fundi i jetës sonë seksuale”. Në fund të fundit, mungesa e intimitetit e çoi Vanessa-n të tradhëtonte. “Takova një djalë në internet dhe jemi shoqëruar për rreth një vit”, thotë ajo. “Përfundoi kur burri im e mori vesh”. Vanessa dhe burri i saj ranë dakord për të kërkuar terapi veç e veç dhe së bashku, dhe ishin në gjendje ta shpëtonin martesën e tyre. “Mësimi më i madh që mësova ishte se në qoftë se unë kam qenë e pakënaqur në martesë, burri im kishte vetëm 50% faj”, tha ajo.
Fakti se ka pasur zemërim të patrajtuar në marrëdhënien e krijuar, përgatit terren pjellor për një tradhëti, thotë Dr.Silverman. Duke patur parasysh edhe mungesën e intimitetit seksual. Dr.Silverman thekson rëndësinë e komunikimit të hapur dhe të ndershëm në një marrëdhënie, si një mënyrë që një çift të qëndrojë i lidhur.
Arsyeja 3: “Unë u mërzita dhe isha e pakënaqur”.
Në moshën 35-vjeçare, Barbara Gisborne jetonte ëndrrën amerikane. Ajo jetonte në Madison, Wisconsin, me burrin e saj të dashur dhe dy fëmijët, por ajo ndihej e pakënaqur. “Burri im ishte njeri i mirë, por unë u mërzita brenda vetes dhe jashtë”, thotë ajo. “Në komunitetin tonë, unë gjithmonë u ndjeja si një top duke u përpjekur të futej në një vrimë të rrumbullakët”. Atë vit, ajo shkoi në Çikago për punë dhe u takua me Bob, një burrë australian. Takimi ndodhi në një ashensor. “Ne u lidhëm menjëhere. Shkëmbyen numrat, mbajtëm kontakte dhe vendosa të shkoj në Australi për ta pare…” thotë ajo. “Unë rashë në dashuri”. Ajo u largua nga çdo gjë që kishte, vendlindja e saj, burri dhe puna për të filluar jetën e saj me Bobin në Australi. “Unë u bëra e fortë, e pavarur dhe e sigurt”, thotë ajo. “Kjo ndodhi 25 vite më parë dhe tani mund të them se tradhëtia ime ishte pikë kthese në jetën time. Sot unë dhe Bob jemi të martuar. Ata kanë një punishte vere në Australi, kanë pesë fëmijë dhe 10 nipër e mbesa.
Nuk ndodh përherë që pas një tradhëtie të ketë fund kaq të lumtur. Ndaj Dr.Silverman sugjeron që të kërkojmë brenda vetes, nëse jemi të pakënaqura apo të mërzitura me marrëdhënien tonë. “Marrëdhëniet e shëndetshme rriten dhe të zhvillohen dhe ndjenja e mërzitjes është një simptomë e marrëdhënies në ‘vend numëro’”. Në vend të të paturit të një tradhëtie, rrisni romancën, ndryshoni modelet e përhershme në marrëdhënie dhe komunikoni më shumë për ndjenjat dhe nevojat tuaja”. Barbara mund të kishte ndryshuar ritmin duke prenotuar një pushim ekzotik me burrin e saj apo të dashurin, apo diskutuar për t’u zhvendosur në një qytet të ri.
Arsyeja 4: “Burri im ishte ‘qen’ i punës”.
Prej 10 vitesh, 49-vjeçarja Barbara Singer kishte krijuar një jetë të pavarur nga burri, sepse ai kurrë nuk ishte rreth saj. “Gary ishte konsumuar tërësisht dhe ndihej i rraskapitur nga puna e tij, nuk kishte mbetur asgjë për mua”, thotë ajo. “Unë isha plotësisht e angazhuar për familjen time dhe dhashë gjithçka për të, por brenda zemres e dija nuk ishte kjo ajo që doja për të gjithë jetën time”. Një natë, ajo u takua me Tom, një të njohurin e saj, dhe përfundoi duke qëndruar jashtë gjithë natën me të. Brenda disa javësh takimesh më Tom, ajo i dha fund martesës së saj dhe dy vjet më vonë ajo dhe Tom u martuan Por, brenda një muaji, ai vdiq nga një atak në zemër. “Takimi me Tom ishte gjëja më e mirë dhe më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë. Ai erdhi në jetën time dhe më zgjoi, duke më treguar mua … se jeta është e çmuar dhe se në çdo moment, të gjithë mund të largohemi, kështu që nëse unë kam një ëndërr apo një qëllim, unë bëj diçka për ta përmbushur”, thotë ajo.
Barbara është ndjerë vetëm për shumë vite dhe marrëdhënia me burrin ishte thelbësore në këtë drejtim. Ilaçi? Dr. Silverman këshillon që në këto raste të ketë një dialog me partnerin. Angazhohuni në komunikim të hapur dhe të ndershëm në lidhje me nevojat e çdo personi, pasi ky është çelësi për të ndihmuar një martesë që ka ngecur.
Arsyeja 5: “Ai më tradhëtoi i pari”.
Larie Norvell kishte vetëm një vit martesë kur zbuloi se burri i saj e kishte tradhëtuar. “Isha shumë e zemëruar, por kam qenë edhe shumë e lënduar, sepse u ndjeva sikur nuk i mjaftoja, përndryshe s’do ta kishte ndjerë nevojën për të kërkuar një marrëdhënie tjetër jashtë martesës sonë “, thotë 33-vjeçarja. Akumulimi i emocioneve të përziera ishin shtysë për tradhëtinë e saj. “E tradhëtova, kryesisht për hakmarrje, por në retrospektivë, mendoj se tradhëtova pasi doja të mësoja nëse isha ende e dëshirueshme për të burra të tjerë”, thotë ajo. Pasi u zbulua tradhëtia çifti u nda për disa muaj, por pastaj filluan të kërkonin këshilla dhe ishin në gjendje ta shpëtonin martesën e tyre.
Hakmarrja është një ndjesi e zakonshme kur dikush është tradhtuar, thotë Dr.Silverman. “Zemërimi mund të jetë mjaft i fuqishëm turbullon gjykimin e dikujt,” thotë ai. Për fat të mirë për Larie, marrëdhënia e saj duroi edhe tradhëtinë e dytë. Sipas Larie mësimi më i fortë që nxorri nga kjo ishte se “ne i mjaftonim njëri-tjetrit”.
Burimi: Elle