Është një nga emrat më të spikatur të humorit sot në Shqipëri. Me një mimikë që i përshatet më së miri asaj që ai shpreh, Albano Bogdo arriti në pak kohë të ishte i suksesshëm dhe shumë i dashur për publikun.
Por nuk ka qenë aq e lehtë për vetë aktorin të arrijë këtë sukses. Në një postim në facebook, Albano duke marrë shkas nga arritja e 100 mijë pëlqimeve rikthehet pas në kohë dhe thotë se dikur nuk ishte kaq i njohur. Por një student me 1 mijë lekë në xhep që përpiqej të punonte kamerier ose banakier.
Ja mesazhi i tij:
Po ju them një sekret. Para 5 vjetësh nuk më njihte askush dhe ëndërroja një ditë të bëhesha aktor i famshëm. Në fb kisha 120 friendsa dhe femrat nuk ma pranonin friend requestin (as shoqet e klasës biles). Punoja kamerier ose banakier ku të mundja dhe lekët mezi më dilnin për kafe dhe për cigare. Sot, mu bënë 100 mijë like në fanpage. E di që në botën që jetojmë nuk janë asgjë…ka këngëtarë në Shqipëri që kaq i bëjnë në ditë, por për mua është shumë domethënëse, SEPSE nuk kam blerë asnjë.
Janë të gjithë njerëz të vërtetë. Nuk di si t’ju falënderoj tamam. SEKRETI është ky (ai që do ju thosha në fillim)…sa më shumë njerëz t’ju thonë të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja….aq më shume duhet të këmbëngulni…nuk ka asgjë që nuk realizohet…..kur ja dola unë (një cope student nga Saranda me 1 mijë lekë të vjetra në xhep) PATJETER që mund t’ja dalësh dhe ti….
(Boldnews)