Historia e politikës botërore disa herë është tronditur nga atentate të ndryshme. Tentativat për vrasje kanë patur si shënjestër disa nga figurat dhe emrat më të shquara të politikës botërore.
Teddy Roosevelt
Jo të gjithë u prekën nga natyra e gjatë e fjalimeve të Roosevelt. Por, kur erdhi puna te plumbi i vrasësit, ato mund t‘ia kenë shpëtuar jetën. Ndërsa po bënte fushatë për të fituar sërish presidencën në vitin 1912, ai u gjuajt me armë zjarri nga John Schrank. Plumbi udhëtoi nëpër 50 faqet e shënimeve të tij dhe një portret. Duke qenë njeri i cili nuk lejonte që një plumb i vogël t‘ia prishë punën, Roosevelt insistoi në dhënien e fjalimit para se të shkonte në spital. Plumbi nuk u hoq kurrë.
Margaret Thatcher
Baronesha Thatcher ndoshta nuk do të ishte Zonja e Hekurt që ndryshoi Britaninë e Madhe. Kur IRA bombardoi hotelin e saj në Brighton gjatë Konferencës së Konservatorëve në vitin 1984, pesë njerëz vdiqën. Thatcher, e cila ende ishte zgjuar dhe po punonte mbi fjalimin e saj, mbijetoi.
Fransua Miteran
Politikanët bëjnë çmos për ta rritur popullaritetin e tyre. Por, të punësosh një vrasës dhe të organizosh një atentat me siguri është paksa e tepruar për shumicën. Por me sa duket nuk ka ndodhur kështu për Fransua Miteran, për të cilin ka thashetheme se e ka bërë këtë gjë gjatë “Marrëdhënieve Vrojtuese”. Në vitin 1959, në kulmin e krizës algjeriane, ai pati thënë se kishin qëlluar mbi të. Fatkeqësisht për të, gjuajtësi e zbuloi shefin e vet. Ishte Miteran.
Papa Gjon Pali II
Edhe i ndjeri Papa Gjon Pali, nuk ishte “i huaj” ndaj përpjekjeve për atentat. Më i rëndësishmi ndodhi në vitin 1981 kur Mehmet Ali Agça, një militant turk, qëlloi mbi të në Sheshin e Shën Pjetrit. Gjithmonë i kujdesshëm për pozitën që kishte, Papa refuzoi që kirurgët t‘ia heqin shpatulloren kur po e operonin. Shumë vite më vonë, ai u takua vetë me vrasësin e tij.
Martin Luther King
Të gjithë kemi dëgjuar për James Earl Ray dhe atentatin e tij ndaj Martin Luther King Jr. Por, historitë shpesh harrohen. Për shembull shumë pak e kujtojnë që ai u godit me thikë në kraharor një dekadë para se të ndodhte kjo. Arma? Hapësja e letrave. Krimineli? Njeriu me emrin e çuditshëm Izola Curry. Thashethemet thonë që nëse King do të kishte teshtirë gjatë rrugës për në spital, jeta e tij dhe me të shumica e betejës për të drejtat civile, do të kishin marrë fund.
Mbretëresha Viktoria
Edhe pse filmi i fundit e portretizon në mënyrë romantike Princ Albertin, duke dalë para plumbit të vrasësit, Mbretëresha Viktoria e pa vdekjen me sy në mënyrë shumë më prozaike. Ashtu si tregojnë arkivat, ka më shumë gjasa që Alberti u ngatërrua me Mbretëreshën gjatë përpjekjes që ta shpëtojë veten nga një armë, e cila kurrë nuk shkrepi me sukses.
Ronald Regan
Ronald Regani kishte qenë President vetëm dy muaj kur e gjeti veten në anën e gabuar të armës së John Hinckley-t. I fiksuari me Jodie Foster gjuajti me gjashtë plumba Reganin, ndërsa ky po shkonte te vetura e tij. Pavarësisht nga plagët e marra, Presidenti i mprehtë nuk e humbi toruan. Në dhomën e urgjencës, ai iu kthye gruas së tij dhe tha: “Zemër, harrova të shmangem”. Në sallën e operacionit, ai iu drejtua kirurgëve duke u thënë: “Ju lutem më thoni që të gjithë jeni republikanë”.
Adolf Hitler
Shumë komë para Tom Cruise ekzistonte një Claus von Stauffenberg i vërtetë. Oficeri nazist ishte pjesë e komplotit të 20 korrikut për të vrarë Hitlerin. Fatkeqësisht për historinë, përpjekja e tij vrau katër vetë, ndërsa Hitleri shpëtoi. Operacioni “Valkyrie” ishte përfundimisht i pasuksesshëm.
Gerald Ford
Mund të mos ketë qenë përpjekja më dramatike për një atentat, por Gerald Ford mund të thotë se e ka pasur vrasësen me emrin më ekzotik. “Kërcitësja” Fromme, përkrahëse e Charles Mansonit, gjuajti me pistoletë drejt tij kur ky po përpiqej t‘i jepte dorën. Fatmirësisht, për të, nuk kishte pasur plumba në pistoletë. Fromme vazhdoi të shkaktonte trazira kur gjuajti një mollë drejt gjykatësit gjatë gjykimit të saj.
Franklin Delano Roosevelt
Tedi Roosevelt nuk ka qenë anëtari i vetëm i klanit që u përball me plumbin e vrasësit. Një muaj pasi Roosevelt u zgjodh President ai u bë “gjahu” i Giuseppe Zangara-s. Zangara-s iu desh të hipte në një karrige në mënyrë që të kishte pamje të qartë të njeriut që donte të vriste. Presidenti shpëtoi, por guvernatori i Çikagos që po qëndronte afër tij, nuk ishte aq me fat. Në fjalët të tij të fundit ai tha: “Jam i lumtur që isha unë e jo ju, z. President”.
(Boldnews)