• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Schengen” ndryshon rregullat, regjistrim për çdo person që hyn dhe del

17:14 : 12/03/2016
në AKTUALITET, BOTA

Përpjekjet për të kontrolluar fluksin kaotik të emigrantëve në Europë e kanë shtyrë ministrin e Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere të kërkojë regjistrimin e të dhënave të të gjithë personave që hyjnë në zonën e “Schengen”-it.

“Ne duam të dimë kush vjen”, ishte komenti i tij i pasuar nga sqarimet se një regjistër i ri udhëtimi do të shumëfishonte sigurinë e shteteve europiane. Baza e të dhënave do të përfshijë kohën dhe vendin e hyrjes e atë të daljes për të gjithë shtetasit që nuk vijnë nga vendet e “Schengen”-it.

“Për momentin, ne lëshojme viza”, kujtoi De Maiziere, por nuk ka praktikisht një databazë që të tregojë kohën reale të mbërritjes apo largimit të individit në njërin prej vendeve të lëvizjes së lirë. Një sistem i ri të dhënash biometrike, sipas tij, do t’i paralajmëronte autoritetet për çdo tejkalim të afateve të qëndrimit. Të dhënat, përpos kësaj, do të jenë të një rëndësie kyçe edhe për luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

Kreu i Policisë Federale gjermane Holger Münch, u pajtua me këtë ide e argumentoi se Europës i nevojitet vendosja e një rrjeti të dhënash i cili të ndihmojë në gjurmimin e militantëve islamikë që mund të jenë kthyer në Kontinentin e Vjetër pas luftimeve në Siri e Irak. Anijet gjermane që patrullojnë Egjeun janë udhëzuar sakaq të mos i kthejnë mbrapsht në Turqi refugjatët e gjetur në det. raporton TCh.

Urdhri u dha pas shqetësimeve të ngritura nga disa zyrtarë në koalicionin qeverisës të Angela Merkelit. Në vend të kësaj, dy anijet “Uckermark” dhe “Börde”, të cilat punojnë për Frontex-in, duhet t’ia dorëzojnë emigrantët autoriteteve greke në tokë.

Lexo edhe:

Tanja Fajon paralajmëron: I trembemi faktit që ‘Schengen’ po mbyllet! Ja kush është arsyeja

BE vendos “traun”! Sa është taksa e re që do të paguajnë shqiptarët për të hyrë në Schengen

(Boldnews)

Etiketa: Schengen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tanja Fajon paralajmëron: I trembemi faktit që ‘Schengen’ po mbyllet! Ja kush është arsyeja

11:51 : 26/08/2024
AKTUALITET

BE vendos “traun”! Sa është taksa e re që do të paguajnë shqiptarët për të hyrë në Schengen

13:49 : 22/08/2024
Para

Italiani debaton me policin rrugor: Më ke gjobitur padrejtësisht (VIDEO)

TË GJITHA

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë

09:39 : 26/07/2025

Pasiguri për Tefik Osmanin, situatë e paqartë për rolin e drejtorit te Tirana

09:35 : 26/07/2025

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

09:25 : 26/07/2025

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

09:15 : 26/07/2025

Sot dita më e nxehtë! Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

09:12 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com