DASHI 21. mars – 20. prill
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e qete gjate kësaj jave. Gjithçka do ece mire dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqaret do ndikohen mjaft nga Marsi dhe ka mundësi te kenë sukses ne dashuri. Shume gjera do ndryshojnë për mire për ta. Gjendja e financave do filloje te përmirësohet pas te mërkurës. Do keni ide te mira si ta mbani gjendjet te mire. Shëndeti nuk do jete i keq. Aktiviteti fizik qe po bëni se fundmi do ju mbaje ne forme. Edhe ata qe kane pasur luhatje tensioni do ndihen me te qete. Ne pune ka mundësi qe jo vetëm te keni sukses, por mund te keni edhe rritje te pagës. Jeta familjare ka për t’iu stresuar paksa sepse nuk do mungojnë debatet e ashpra.
DEMI 21. prill – 21. maj
Këtë jave nuk do keni për çfarë te qaheni juve qe jeni ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin ka për t’u thelluar edhe me tepër dhe do përgatisni shpesh surpriza për njeri-tjetrin. Beqaret nuk do kenë një periudhe te begate dhe sado te lodhen nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Ne planin financiar do bëni te gjitha përpjekjet e nevojshme ne mënyrë qe situata te ndryshoje. Shpenzimet do pakësoni ne maksimum. Shëndeti nga ana tjetër do jete me delikat sesa çka qene prandaj duhet te kujdeseni. Për çdo shqetësim flisni me mjeket pa humbur kohe. Ne pune do bëni mire te mos nxitoheni për asgjë pasi situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Jeta familjare ka për te qene dinamike.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Nëse se fundmi keni pasur debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj këtë jave atmosfera do ketë disa përmirësime. Te paktën do arrini te flisni hapur dhe nuk do gënjeni për asgjë. Edhe këto gjera janë goxha arritje. Beqaret edhe sikur te mos duan te ndryshojnë status, nuk do i bëjnë do balle sharmit te një personi. Me financat do dini si te silleni ne çdo moment pasi qëllimi juaj është qe t’i shumëfishoni ato. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Lodhja do beje te veten dhe shpesh do ndiheni pa fuqi. Ne pune do jete jave rutine dhe do ju duhet te bëni gjithmonë përpjekje qe dikush tjetër te mos ua kaloje. Jeta familjare do jete shume e zakonshme.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Kjo jave nuk do filloje shume mire për ata qe janë ne një lidhje, por menjëherë pas te mërkurës dielli do rilinde dhe marrëdhënia do ngrohet. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do gjeni mënyrën e duhur për t’i zgjidhur ato. Beqareve do ju marre jeta një kthese tjetër. Nuk do ndiheni me vetëm dhe te zhytur ne mendime. Buxheti do jete aq i mire saqë ju mund te kryeni investime, transaksione dhe mund te hiqni edhe para mënjanë. Shëndeti do jete goxha delikat, por nuk duhet kurrsesi te alarmoheni dhe ta lëshoni veten. Ne pune me guxim dhe vendosmëri do i kaloni te gjitha pengesat dhe do ndiheni shume me mire nga disa kohe me pare. Me familjaret gjera do ecin me se miri.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Nëse doni qe ta përmirësoni marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite duhet te shpjegoheni për gabimet e bëra dhe duhet te jeni edhe me tolerante. Beqaret do jene me te favorizuar ne dashuri dhe do fillojnë lidhje si asnjëherë me pare. Ne planin financiar me ne fund do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do ndiheni me mire se asnjëherë me pare. Shëndeti nuk ka për te qene shume i mire. Do ndiheni gjithë kohës nervoze dhe kjo do ju shkaktoje ankth e pagjumësi. Ne pune do i keni shume te qarta mendimet dhe do ecni ne rrugën e duhur. Realizmi dhe këmbëngulja do jene pikat me te forta qe do keni. Jeta familjare do jete e kënaqshme gjithë kohës.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Klima ujore do jete tejet e përshtatshme për një jete ne çift te mrekullueshme këtë jave. Do ndiheni aq mire saqë nuk do ju besohet as vete qe nuk jeni ne ëndërr. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit, por një person tërheqës do i beje te mos qëndrojnë me vetëm. Qe ditën e enjte mund te fillojnë një lidhje. Me shpenzimet tregohuni sa me strikte qe te mundeni pasi po bëtë investime te pamenduara do keni probleme serioze. Për shëndetin do kujdeseni gjithë kohës. Do shmangni produktet e gabuara dhe do shtoni konsumimin e vitaminave. Ne pune do bëni disa zgjedhje te cilat do ju ofrojmë me tepër mundësi për ti treguar vlerat. Jeta familjare e kënaqshme.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Ka mundësi qe kjo jave te jete monotone për juve qe jeni ne një lidhje. Sado qe te mundoheni nuk do mund te përjetoni gjera ndryshe nga me pare. Beqaret do kenë mundësi te realizojnë takimin e jetës se tyre dhe kane për te përjetuar ndjesi te reja. Financat kane për te qene me te mira se me pare, megjithatë sigurohuni njëherë para se te kryeni çdo lloj investimi. Ne këtë mënyrë nuk do keni te papritura. Gjendja shëndetësore do përmirësohet pas te martës. Do jeni edhe me te kujdesshëm me ushqimin. Ne pune do ju dalin disa probleme sidomos nëse keni një profesion te lire ose nëse jeni tregtar. taksat dhe tatimet do jene do ju fundosin. Jeta familjare ka për te qene e këndshme.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Fale ndikimit negativ te Plutonit jeta juaj ne çift ka rrezik te kaloje një periudhe te tensionuar dhe te mbushur me ankth. Mundohuni ta ndryshoni situatën pa pasur pasoja shume te renda. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa kaq. Buxhetin vazhdoni ta menaxhoni me kujdes dhe nëse mundeni hiqni disa para mënjanë. Shëndeti do lere shume për te dëshiruar. Do keni probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe dhimbja e kokës nuk do qetësohet. Ne pune vërtet do arrini majat, por po u treguat mendjemëdhenj dhe po u tallet me te tjerët nuk keni për ta mbajtur gjate këtë status. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet harmonike.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Gjate kësaj jave do përjetoni emocione te paimagjinueshme sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me shume fat qe keni një si partneri ne krah. Do e kuptoni me ne fund se ndjenjat për njeri-tjetrin janë vërtet te thella. Beqaret do përdorin pretekste nga me te ndryshmet për te mos pranuar te dalin me disa persona, duke humbur kështu mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar mire do jete t’i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu japin te afërmit pasi do jene ne te mirën tuaj. Gjendja shëndetësore ka për t’u përmirësuar pas ditës se mërkure. Do ndiheni ne forme te mire fizike dhe morale. Ne pune me shume fat do kenë profesionet e lira. Te tjerët nuk do arrijnë dot atje ku duan. Familja pa vështirësi.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Nen ndikimin e madh te Marsit jeta juaj ne çift do jete problematike këtë jave. Do keni vetëm debate, zënka dhe mund te prekni edhe disa teka tejet delikate. Për beqaret mund te ketë dashuri me shikim te pare, por para se te mendojnë te fillojnë lidhje duket te presin pak kohe. Ditët e para buxheti do jete i kënaqshëm, por pasi t’iu kërkohet te shlyeni me çdo kusht borxhet situata do përkeqësohet. Gjendja shëndetësore nuk ka qene siç ka qene. Do ndiheni me mire dhe nuk do keni aspak shqetësime. Ne pune do kaloni një jave te vështirë, gjate se cilës do harxhoni shume mund për te arritur ku doni. Jeta familjare here pas here do jete e trazuar goxha.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Do ju mungoje takti dhe diplomacia gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin mund te jete konfliktuale. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime te statusit, por ama nuk do ngurrojnë te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen dhe do flirtojnë ne çdo moment. buxheti ka për t’u përmirësuar tej mase fale një trashëgimie qe do merrni. Vërtet keni pritur gjate, por ja qe ja ka vlejtur. Ne pune do ju duhet te merrni masa dhe te pini edhe medikamente ne mënyrë qe situata mos përkeqësohet. Për jetën profesionale nuk do jete jave e përshtatshme. disa madje mund te kenë edhe probleme me koleget. Jeta familjare do vazhdoje te jete e njëjtë.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Këtë jave do jeni shpesh ne ajër dhe do veproni pa u menduar gjate. Kujdes me aventurat jashtë lidhjes pasi mund te përballeni me probleme te mëdha qe do ju sjellin vuajtje pergjithmone. Beqaret ka mundësi te dashurohen me persona me origjine te jashtme dhe te fillojnë lidhje me ta. Ne planin financiar yjet nuk këshillojnë investime pasi ato do jene te rrezikshme. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë pak aktivitet fizik do ju beje te jeni me ne forme. Kushtet do i keni, kështu qe nuk keni pse te mos tentoni. Ne planin profesional nuk do keni për çfarë te qaheni ne asnjë moment, pasi te gjitha sakrificat qe keni bere do japin rezultate pozitive. Me familjaret tregohuni me tolerante dhe te kuptueshëm.