Ka vijuar gjatë debati e replikat mes Ramës dhe studentit që nuk ia kurseu hapur akuzat, duke i faturuar atij edhe vrasjen e shpresës së të rinjve.
Rama në një moment e ka pyetur se nëse qenka kaq hallexhi dhe pa para, ku i ka gjetur paratë për të blerë celular më të fundit.
Studenti i ka dhënë përgjigje të prerë: E kam fituar në konkursin e bërë të një organizate, është bërë në sy të të gjithëve, mund ta provohet fare lehtë. Por, meqë me pyete, të pyes unë, kur ke deklaruar vetëm 2 mijë euro, si e bëre shtëpinë në Surel?
Rama:
Ke dëgjuar Saliun që kam deklaruar 2 mijë euro, është gënjeshtër, kurrë nuk kam deklaruar as kam 2 mijë euro, gënjeshtër e sajuar, kam qenë emigrant, dhe si emigrant, kam bërë pjesën time të sakrificave në emigracion, e dyta shtëpia ime jo vetëm që është e deklaruar por, edhe taksat i ka të regjistruara. Në Vlorë pranojmë ti nxjerrim sytë njëri tjetrit, por mos u bëj si Saliu, me mua lufto sa të duash e mos u bëj si Saliu, por mos e tepro, do ta mbash mend gjithë jetën, do takohemi bashkë, vetëm për mirë, por mos u bëj si ai, respekto gjyshin dhe prindërit dhe mundohu të të zërë vend fjala.
Studenti: Nuk jam i FRESH dhe i asnjë partie, flas vetëm si student, nuk më interesojnë të tjerat
Rama: FRESH për fat të keq të partisë që e ka tregoi këtë herë se nuk ekziston në universitete, por të gjithë ishin në protestë.
Rama flet për tarifat e studentëve: Në janar 50% e paguan Qeveria. Shans edhe atyre me katra
Kryeministri Rama është ndalur prapë sot në cështjen e tarifave të studentëve, një nga kërkesat kryesore të protestuesve.
Rama ka sqaruar se sot taksapaguesit paguajnë 75% të kostos së studimit tuaj, ndërkohë që studentët paguajnë 25% të kostos.
“Dhe kur flasim për shërbime më të mira krijohen me para. Shteti do paguajë, e në fillim, edhe për ata me 4-a do paguajë shteti gjysmën e tarifës, në janar askush nga ju nuk do paguajë sic do paguante. Gjysmën e tarifës do e paguajë shteti, shteti nuk është qeveria. Vitin tjetër të dalin nga ajo zona e të ngjiten më lart nëse duan kontribut të shoqërinë, nëse duan të hanë e të pinë qyl në kurriz të familjes për të marrë 4, këtë e bëjnë po tua lejojnë prindërit, por qeveria nuk merr lekët për tua dhënë atyre. Kjo vlen për vitin e ri akademik, ata që kanë paguar gjysmën nuk do paguajë gjysmën tjetër. Pastaj, për ultimatumin, në janar do dalim e do bëjmë, unë them, ne do ti përgjigjemi jo vetëm 8 pikave por edhe shumë të tjerëve”-tha ai.
Me tej, sipas tij, ne vitin e ri akademik, do te behet tarifimi sipas merites.