Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shtete e Bashkuara të Amerikë, ku një 12-vjeçar ka vrarë me armën e prindërve aksidentalisht motrën e tij 6-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Missouri dhe në momentin e ngjarjes prindërit nuk kanë qenë në shtqpi pasi kanë pas dalë për të festuar.
Djali ka marrë armën në sirtar dhe ka qëlluar motrën pas koke, njoftoi policia.
Maliyah Palmer ndërroi jetë në spital. Sipas policisë, të dy ishin lënë nën mbikëqyrjen e motrës më të madhe 16-vjeçare.
Në rastet kur fëmijët qëllojnë me armë, të cilën e gjejnë në vend të pasigurtë prindërit mund të dënohen me 7 vite burg dhe të gjobiten me 5 mijë dollarë. Ende nuk është vendosur se çfarë dënimi do marrin prindërit e Maliyah. Deri tani nuk ka patur arrestime.