Nga Boldnews.al
Me një fjali të vetme, kryeministri bëri skanerin e protestës së studentëve teksa u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë”… Të vetmet duartrokitje për këtë tjerrje e analizë idioteske, erdhën nga deputetë socialistë kokëulur e shuplkadashës. Klidhjet-lajthitëse të Ramës për dialog me studentët morën refuzimin e radhës nga mijëra të rinj, që nuk i besojnë të pabesit, që deri dje shkeli kauzat e të rinjve, vrau shpresën e rinisë dhe zbrazi vendin nga pjesa me vitale e shoqërisë.
Sot kujtohet për ta, por hendeku mes tyre është aq i madh sa e kristali i përfaqësuar nga studentët vështirë të bashkohet me llumin politik. Kjo ishte fryma jashtë sallës së Parlamentit, ku mijëra studentë me protestën e tyre në kërkim të tetë kushteve të vendosura ndaj qeverisë, u bënë rregjisorë e spektatorë të monodramës me titull: “Rënia e një sharlatani”, që ka për protagonist të vetmin aktor, Edi Ramën.
Ai kërkon kohë në këto ditë të mbetura, me shpresën se ajo do i shërojë plagët, me planin e madh për të përçarë të rinjtë, me nevojën ulëritëse për të dalë nga “cepi i ringut”, me bindjen se ato mijëra studentë nuk i dhanë shuplakë qeverisë, por i “vranë djallin” brenda tij. I shembën “shqipërinë imagjinare” që tregonte kryeministri, i rrëzuan një nga një ministrat kukull të mbytur në korrupsion, (që se bëri dot opozita në pesë vite), i dhanë shkelmin propagandës qeveritare, ndërsa vetë Rama është një “luan i tërbuar” i futur në kafaz, që kërcënon vetëm me klithje, por e ka të pamundur të sulmojë.
E gjithë përgjegjësia bie mbi të, por plani “B” në kokën e kryeqeveritarit ka nisur të zbatohet. E para që mund ta pësojë nga kjo revoltë masive studentore në të gjithë vendin është Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, një mëshirim mes paaftësisë dhe përunjësisë së shefit të madh, që tashmë ka menduar ta hedhë në rrugë. “Unë dal në Bulevard me peshën institucionale. Faleminderit kolegë për mbështetjen dhe kurajon, për reformën sistematike.
E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi. Ata kanë të drejte, por për të fituar një betejë është e drejt tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”-deklaroi Nikolla në Parlement, me një fjalim të dobët, që për herë të parë nuk ishte i shkruar nga zyra e “Fuk(g)save”…
Ministrja e Arsimit me ngjashmërinë e një “kufome politike” pa sharm e thelb, mbahej në këmbë vetëm se shefi i madh i thotë “qëndro, do ikësh kur të jap urdhër unë…”. E vetmja shpresë e madhe e Ramës për të dalë përkohësisht në situatën e rëndë ku futi veten, por vetëm studentët ia zbuluan, është që ta kthejë revoltën në politike. Është munduar këto ditë, por nuk ka mundur ta realizojë.
Sepse ai e di tashmë që edhe nëse do ia nënshkruajë me dorë të dridhur ato tetë pika që kërkojnë studentët, revolta nuk do bjerë, përkundrazi, kushdo do marrë kurajo, fermeri, mësuesi, mjeku, infermieri, i papuni, i shkolluara, biznesmeni i vogël i palidhur me pushtetin dhe të tjerë qytetarë të vendit. Sepse këtë e tha edhe “analisti” Edi Rama: “protesta i dha shoqërisë shpresë”. Studentët me revoltën që vijon për të nëntën ditë radhazi e “dërmuan” me revoltën e patë të tyre, e dogjën si figurë më shumë se flaka e një molotovi, e shtynë drejt greninës, pa i vënë dorë…