Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Top Show” me Albana Dudushin, ndërsa po ashtu në studio janë edhe disa studentë, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë përballë kryeministrisë, ku më herët kanë bërë me dije se do të presin që Ramën pas emisionit që të shkojë tek ta.“Sigurisht që këto 8 pika janë të gjitha të arsyeshme por meritojnë diskutim sepse çështja është si zbatohen dhe sa kohë duhet për secilën prej tyre.
Dua ti falënderoj të gjithë studentët që janë këtu dhe e di që kanë pasur dilema të vijnë ose jo dhe do të kenë presion pse vajtët, dhe pse është me e thjeshtë pas kësaj pasditeje, sepse ka dalë në pah që protesta ka 4 komponentë, 3 të strukturuar me një axhendë të tyre, dhe atë të 4 që është komponenti i studentëve që kanë hallin e tyre dhe nuk janë pjesë e axhendës politike.
2 komponentë janë PD dhe LSI, tjetra është Lëvizja për Universitetin, një grup jo politik por që kanë idetë e tyre, që s’kanë lidhje me ne dhe vizionin tonë, por një grupim Marksistësh që nuk njohin Marksin.
Të gjithë e kemi parë që kanë një tmerr të asociojnë me politikën, por kanë neveri prej politikës dhe nuk janë pjesë e një organizimi të mëparshëm për të arritur këtu.
Problemi që më intereson mua janë komponenti i studentëve…
Ata dolën sepse kanë parë një rrugë që për gjera që ju kanë ardh në majë të hundës, të dëgjohen nga qeveria. Por kur qeveria thotë jam gati të dëgjoj, ata nuk pranojnë dialog.
Pika për VKM, kur studenti thotë që këtë ma ke vënë në kurriz, këtu s’ke çfarë i thua dhe e bën pa dialoguar, por për të tjerat që thonë duhen bërë, atëherë duhet dialog.
Nëse studentët shkëputen dhe zgjidhin hallin e tyre partitë ngelën vetëm në hallin e vet. Ata janë shfrytëzuar nga komponentët e tjerë, të cilët kanë infiltruar në atë turmë të gjitha pjesët e atyre strukturave, dhe ky është rast i pandodhur më parë, që opozita zhduket nga skena dhe të maskohet duke u futur në turmë për të imponuar synimet e veta.
Kjo protestë është një moment që nuk duhet lëshuar nga studentët, studentët duhet të marrin fatin e tyre në dorë dhe të zgjidhin hallet e tyre dhe të universitetit”, tha Rama.
“Sa i përket tarifës, unë jam i gatshëm të shkojmë përtej saj…”, tha kryeministri.e
A do i plotësojë 8 kërkesat, përgjigjet Rama: Pse studenti i 10 të paguajë njësoj me atë të 5?! Unë jam, gati që…
“Unë jam i gatshëm të bëjë këto 8 kërkesa dhe më shumë se kaq.
Por nga eksperienca ime di diçka, që ju që jeni këtu dhe për tre ditë do ikni, dhe pastaj do vazhdojnë ata që djegin goma.
Por unë nuk dua që kjo me ju të mbarojë më kaq. Për tarifat gjëja e parë që të shkon në mendje është që pse vijnë tek unë por nuk shkojnë të rektorët dhe dekanët. Por e dini pse është vënë tavani? Që ti nuk mund të shkosh më lart, por jo se do shkosh patjetër aty, por mund të shkosh më poshtë.
Ky tavan u vu sepse më parë tarifa shkoi më lart sesa e keni tani.
Dakord për tarifat, por duhet të bëjmë një diskutim. Pse 50% më të ulta? Ka ndonjë student ekselent këtu? Atëherë ai pse duhet të marrë para nga taksapaguesit njësoj si ai që është me 5?!
Atëherë ti merr 9 dhe 10 atëherë ti meriton që unë t’ia heq këtë barrë prindërve të tu dhe si shtet ta paguaj unë, shteti.
Arsim falas nuk ka!”, tha Rama.