Studentët në protestë, Berisha përzgjedh parrullën më pikante dedikuar kryeministrit Rama

Protesta e studentëve, përveç masivitetit do të kujtohet edhe për larmishmërinë e parrullave të shpalosura nga të rinjtë.

Një prej tyre ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.

“Kryeministër, ta kam gjetur diagnozën. Trajtimin e ke falas nga ne studentët e mjekësisë”, shkruhet në të.

Studentet, nga të gjitha rrethet i kanë paraqitur Ministrisë së Arsimit 8 kërkesa duke i lënë afat deri të martën, përndryshe mund të hynë edhe në grevë urie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here