Polemika për fituesin e Topit të Artë/ Luka Modriç u votua nga gazetari që nuk ekziston

Polemikat e votave për Topin e Artë ekzistojnë edhe këtë vit. Në publikimin e votave që shpallën fitues mesfushorin Luka Modric, ka njerëz që nuk ekzistojn fare.

Abdou Boina është emri i përdorur nga gazetari i cili teorikisht ka votuar nga Ishujt Komores, por që në fakt mediat e këtij shteti kanë thënë se ky gazetar nuk ekziston fare.

Më e habitshme ishte fakti medium në të cilin gazetari ka punuar i quajtur gjoja ‘albaladcomores.com’, nuk ekziston fare dhe është i mbyllur që 6 vite.

“Ne kishim dy gazetar, Abdoul Youssouf për edicionin francez dhe Sharif Ousseine për edicionin arab. Ky emër kurrë nuk ka punuar në këtë gazetë” ka thënë ish-pronari i gazetës.

Për shkak të skandalit, kryetari i shoqatës së gazetarëve të Komoros, Stépahne Ahamadi, ka thënë se FIFA duhet të jap sqarime ngase ky emër nuk ekziston në listat e shtetit të tyre.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *