“Kisha humbur besimin tek zëri im!” Këngëtarja përlotet pas çmimit

“Kënga Magjike” ka hapur siparin e natës finale. Ndarja e çmimeve ka filluar menjëherë. E para që u thirr në skenë për të marrë çmimin “Vokali më i mirë” ishte këngëtarja Venera Lumani.

Ky çmim duket se e ka emocionuar shumë këngëtaren e njohur aq sa u përlot në prapaskenë. E pyetur nga “Iconstyle.al” për vlerësimin ajo u shpreh: “Jam shumë falenderuese për këtë çmim, është hera e dytë që vlerësohem për vokalin dhe mua kaq më duhet”.

Ndërsa e pyetur për arsyen e lotëve ajo tha: “Kisha filluar të kisha dyshime për vokalin për shkak të disa rrethanave. Nuk ka lidhje me asgjë personale, vetëm profesionale”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *