Ishin nisur për në Bularat, 300 grekë të kthyer nga policia në Kakavijë (FOTO)

Kthime masive të shtetasve grekë ne Kakavije. Raportohet se rreth 300 persona janë kthyer deri në këto momente.

Ata nuk janë lejuar të kalojnë në territorin shqiptar pasi ishin nisur për në Bularat, për të marrë pjesë te ceremonia për Konstandin Kaçifën. Aktualisht nuk lejohet asnjë shtetas grek, pavarësisht qëllimit, që të kalojë pikën kufitare të Kakavijes.

Ka përforcim te forcave policore në pikën doganore, përgjatë kufirit dhe kontrolle të imtësishme të të gjitha makinave përgjatë aksit Gjirokastër – Kakavije.

Postoblloku i policisë ndodhet mes Lazaratit dhe Dervicianit, fshatit të parë minoritar. 12 persona, shtetas grekë janë shoqëruar në komisariat e policisë për verifikim nga të dyja pikat doganore, Kakavijë dhe Qafë Botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here