FOTO/ Dalin mesazhet, pedagogia kërcënon studentët me mungesa

Studentët kanë patur mbështetje nga të gjithë, përfshirë këtu qytetarë të thjeshtë, njerëz intelektualë, pedagogë dhe deri tek partitë politike dhe pse nuk janë lejuar të jenë pjesë e tyre, pasi studentët kanë preferuar të drejtojnë vetë kauzën e tyre.

Përtej asaj që shohim, ka tentativa për të mos lejuar studentët të marrin pjesë në protesta. Kjo është vënë re në forma të ndryshme, si në Elbasan që studentët u mbyllën brenda apo me kërcënim të mungesave.

Për të mos e lënë në kuadrin e fjalëve, për të vërtetuar atë që po qarkullon se studentët po privohen për të kërkuar të drejtën e tyre, më poshtë keni mesazhin që një pedagoge u ka komunikuar studentëve të saj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here