Falsifikimi i dokumenteve te Unaza e Madhe, reagon Gjiknuri: U jam drejtuar autoriteteve amerikane, nëse vërtetohet do të…

Pas zbulimit të skandalit se një nga firmat fituese të projektit për Unazën e Madhe ka falsifikuar dokumentet, ka reaguar ministri Damian Gjiknuri.

Ministri deklaron se ai i është drejtuar me një shkresë zyrtare autoriteteve amerikane, dhe në rast se vërtetohet falsifikimi, atëherë kompania do të përjashtohet nga projekti.

Gjiknuri shton se derimë tani DH Albania nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit shqiptar, ndërsa thotë se çështja po përdoret politikisht.

Reagimi i plotë i Damian Gjiknurit:

Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq:

Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallco, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën.

ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1.

Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.

Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.

Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shteterore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *