Axhenda/ “Nuk ka dialog”, studentët nesër sërish në protestë

Studentët do të vazdojnë sërish ditën e nesërme protestën e tyre për plotësimin e të gjitha kërkesave drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Ata sot nuk i janë përgjgjur thirrjes së ministres për dialog, por kanë kërkuar plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre.

Ndërkohë është publikuar dhe axhenda që do të ndiqet ditën e nesërme. Ata do të grumbullohen sërish para Ministrisë së Arsimit.

“Ministrja paska katër ditë që nuk paska kuptuar thelbin e problemit. Ne I kemi vënë ultimatum që të pranojë kërkesat tona, dhe jo të ketë dialog, duhet urgjentisht të pranohen kërkesat. Ne e presim atë të dalë dhe të na thotë që kërkesat janë pranuar, të dalë jashtë, ajo vazhdon e tallet”, u shpreh njëri nga studentët.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here