A e keni menduar të jepni dorëheqjen? Përgjigjet Lindita Nikolla

Ministrja Lindita Nikolla në një intervistë telefonike në Ora News, është shprehur se sot kishte shkuar për të takuar studentët.

“Me vullnet e dëshirën e Lindita Nikollës, si nënë dhe ministre dola për tu thënë që çështjet zgjidhen duke komunikuar. Pas kërkesave dhe parullave Lindita Nikolla dil në bulevard u nisa të komunikoj.

A ishte provokim?

Studentët kanë gjithmonë të drejtë por zgjidhet me diskutim. Të parashtrojnë gjithë kërkesat që ata kanë dhe jo duke i ndryshuar ca sot e ca nesër. Jemi të hapur të adresojmë e shifra e fakte deri në fund. Kërkuan daljen time në shesh dhe dola në shesh e bindur që nuk zgjidhet.. Zgjidhjet nuk bëhen me sheshe .. Në çdo orë të ditës dhe kur studentët të dëshirojnë. Unë i pres.

A keni menduar të jepni dorëheqjen?

Është gjëja më e kollajtë por duhet të jetë në kushtet e papërgjegjshmërisë. Nuk është fundi i botës por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *