Protesta e studentëve/ Media ndërkombëtare: Paga mesatare 350 euro, tarifat për shkollim deri në 2560 euro

Protesta e studentëve në Tiranë ka vijuar të përcillet me jehonë edhe nga mediat e huaja, ndërkombëtare. Pas jehonës së djeshme nga “New York Times”, “Washington Post”, etj., sot është prestigjiozja franceze “L’express” e cila shkruan se në “Tiranë ka pasur manifestime të forta studentore”. Nuk shkrim thuhet se studentët shqiptarë protestuan me mijëra për ditën e katërt radhazi duke kërkuar ulje të tarifave të shkollimit. Gazeta franceze citon gazetarë të AFP sipas të cilës një tubim i rëndësishëm është mbajtur në Tiranë, por që është pasuar edhe qytetet e tjera të mëdha të vendit si Korça, Elbasani dhe Durrësi.

“Në universitetet publike, tarifat e shkollimit shkojnë nga 160 në 2560 euro, një shumë e madhe në këtë vend të varfër ku paga mesatare është 350 euro. Protesta shpërtheu pas vendimit për të marrë pagesa për provimet e mbartura. Qeveria hoqi dorë të enjten, por pa shuar dot zemërimin e 110 mijë studentëve në sistemin publik të vendit prej 3 milion banorësh”, shkruan “L’express”.

“Një i ri që nuk proteston është një i ri i vdekur”, “Ne jemi studentë, jo klientë!” – i thërrisnin protestuesit para Ministrisë së Arsimit”, thuhej më tej në shkrimin e gazetës franceze.

Duke ju referuar reagimeve të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gazeta franceze citon edhe deklaratat e kryeministrit Rama në “Facebook” i cili postoi një video që tregon një projekt të korpusit universitar, që arrin në 18.8 milionë euro me ndihmën e qeverisë gjermane.

“Dy ditë më parë, ai kishte zemëruar shumë studentë duke shkruar gjithashtu në Facebook që taksapaguesit nuk duhet të paguajnë për ata që humbën sesionin e parë të provimeve. Protestuesit po kërkojnë gjithashtu premisa më të mira, përfaqësim më të mirë në bordet universitare dhe një rritje në buxhetin për arsimin, i cili zë vetëm 3.3% të produktit kombëtar bruto, sipas shifrave nga Ministria e Financave”, shkruan “L’express”.

Image

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here