“Nuk jeni ngelësa por elita e këtij kombi”, pedagogu mesazh studentëve: Zëri dhe brohorima juaj…

Nërkohë që protesta do të vazhdojë sërish ditën e nesërme, studentët e Ekonomikut në Universitetin e Tiranës kanë marrë një mesazh mjaft kurajues nga një prej pedagogëve të tyre.

Ai u shkruan se i mbështet në veprimet e tyre dhe se ata nuk janë aspak ngelësa, siç janë munduar t’i konsiderojnë, por elita e këtij kombi.

Pedagogu shkruan se ata po përpiqen të bëhen profesionitë në kushte mjerane të zhvillimit të mësimit, por edhe të jetesës së tyre, ndaj boll është heshtur dhe tani është koha e tyre.

“Zëri e brohorima juaj këto ditë zgjon këdo e fton të bashkohet me ju, por edhe i frikëson për vdekje ata që vetëm dinë, të mos ngopen nga kurrizi juaj”, shkruan ndër të tjera pedagogu në email-in drejtuar studentëve të tij.

Mesazhi:

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *