Një referendum për të mbyllur gropën e tmerrshme të offshoreve

Nga Klodian Tomorri

Hetimet per aferen e tmerrshme korruptive me Unazen e Re duhet te perqendrohen vetem ne nje pike; Kush qendron pas kompanise Dunwell Haberman.

Edhe pse shteti i Delaware eshte nje parajse e mirefillte fiskale, qe ruan anonimatin e pronesise se kompanive, kapja e kompanise ne mashtrim duhet t’i jape prokurorise akses ne te dhenat e saj, qofte permes bashkepunimit me autoritetet amerikane.

Nuk ka njeri ne bote te besoje se nje amerikan atje ne Delaware nje dite te bukur pa enderr se ne Shqiperi do te tenderohej nje pune me vlere 20 milione euro dhe rendi me vrap per te bere gati letrat.

Eshte e qarte se pas kompanise Dunwell Haberman qendrojne zyrtare te larte ne Shqiperi, te cilet permes ngritjes se nje kompanie guacke tentuan te grabisnin 20 milione euro. Kush jane? Kete duhet ta zbuloje prokuroria. Kjo histori nuk mund te kaloje thjesht me arrestimin e nje noteri apo nje sekseri te rendomte, por duhet te shkoje tek pronari perfitues.

Pertej hetimeve per gjetjen e pronareve te vertete te Dunwell Haberman jane te nevojshme dy ndryshime urgjente ligjore per te mbyllur gropen qe po gllaberon miliarda leke te taksapaguesve me te varfer te Europes, ate te kompanive offshore qe marrin pune publike.

Se pari, duhet te ndryshoje menjehere ligji i prokurimeve publike. Ligji yne i Parandalimit te Konfliktit te Interesit ndalon qe zyrtaret te marrin kontrata publike. Por per sa kohe ekzistojne kompanite guacka ky ligj eshte nul, pasi njerezit me pushtet mund te marrin tendera pafund permes tyre. Kompanite offshore jane realitet mbareboteror. Ato nuk mund te perjashtohen nga tenderat apo koncesionet. Por qeverite e pergjegjshme sot ne bote i detyrojne offshoret qe kur hyjne ne tendera publike te zbulojne pronaret e tyre. Kjo duhet bere urgjentisht edhe ne Shqiperi.

Se dyti, vec ketij ndryshimi ne ligjin e prokurimeve eshte i nevojshem edhe nje ligj special, ad hoc, i cili te detyroje te gjitha kompanite offshore qe kane marre koncesione ne Shqiperi te zbulojne pronaret.

Te dyja keto ndryshime jane shume te rendesishme per te mbyllur gropen e tmerrshme te zhvatjes, qe eshte ngritur me offshore. Me gjasa maxhoranca, por ndoshta edhe klasa politike ne teresi nuk do te kete vullnet per te kaluar nje ligj te tille. Ndaj nese kjo do te ndodhe, atehere ketu lind nevoja e nje referendumi popullor. Eshte nje grope me e tmerrshme edhe se sa ajo e importit te plehrave. Permes offshoreve taksapaguesve shqiptare po u gllaberohen cdo vit qindra milione euro. Ndaj referendumi eshte domosdoshmeri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here