Nëna në Bulqizë humbi tre foshnjat, deputeti i PD: Tregues i qartë i gjendjes Afrikano Qendrore

Pas ngjarjes së rëndë në Bulqizë, ku një nënë humbi tre foshnjat e saj të porsalindura ka ardhur një reagim nga deputeti i PD, Tritan Shehu.

Në një postim në mediat sociale, Shehu shkruan se kjo ngjarje është një tregues i qartë i gjendjes Afrikano Qendrore.

POSTIMI I PLOTË

Ngjarja tragjike e Bulqizes eshte nje tregues i qarte i gjendjes Afrikano Qendrore ku ndodhet sistemi i yne shendetesor.

Kjo lidhet me kolapsin e kujdesit paresor, atij per Nenen e Femijen, edukimit shendetesor, me mos eksistencen e nje sherbimi eficient nacional urgjence, me degradimin spitalor, me probleme organizative, me realitetin e mjekeve si “specie ne zhdukje” etj.

Pa asnje dyshim kjo fatkeqesi nuk mund te kaloje ne heshtje e duhet bere shkas per te kuptuar gjendjen tone te ketij sistemi mbas pese vite “shendetesi falas”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *