”A do e urdhërojnë Lali lëtyrën që të…”, reagimi i fortë i Bushatit pas skandalit me 18 milionë eurot për kompaninë fantazmë

Pas zbulimit të skandalit se një nga kompanitë që do të merrte 18 milionë euro në zonën e Unazës së Madhe kishte falsifikuar dokumentet e një prej kompanive prestigjoze amerikane, ARRSH-ja ka pezulluar punimet në Astir.

Mirëpo derimë tani nuk ka asnjë nisje të hetimeve nga ana e prokurorisë, lidhur me institucionet që kanë vendosur t’i japin tenderin DH Albania, e cila rezulton të jetë një kompani fantazmë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar para pak minutash dhe analisti Andi Bushati, i cili thotë se 18 milionë eurot që do vidheshin te Unaza do të çoheshin në parajsa fiskale.

“Po tani që u vërtetua se donin të vidhnin 18 milionë euro dhe ti shpinin ne parajsa fiskale, a do ti ndalin eskavatoret? A do e urdhërojnë Lali lëtyrën të pushojë? A do ti thonë me kazan atyre që u hoqën këtë vjedhje marramendëse nga dora?”, shkruan Andi Bushati në reagimin e tij.

Përveç ARSH-së derimë tani nuk ka pasur asnjë reagim institucional nga përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Vendimi për pezullimin e punimeve u morr pas publikimit ditën e djeshme nga ana e emisionit TPZ se kompania DHL Albania ka falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit të Delaëare.

Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaëare, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998, kur në fakt kjo ka ndodhur 2 muaj para hedhjes së tenderit.

ARRSH nxitohet të sqarojë se deri më tani kjo kompani nuk ka marrë asnjë para nga ana e Buxhetit të Shtetit Shqiptar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *