Pavarësisht se u shpall fitues i ‘Topit të Artë’, e ardhmja e mesfushorit Luka Modriç duket larg Madridit.
“El Confidencial” shkruan sot se presidenti Fiorentino Perez ka vendosur tashmë ta shesë mesfushorin në verë dhe se tashmë ka nisur të shqyrtojë ofertat e klubeve evropiane.
Perez dëshiron të rifreskojë skuadrën dhe paratë për blerjen e lojtarëve dëshiron t’i sigurijë nga shitja e Luka Modriçit, Gareth Balet dhe Iscos.
Modriç është në moshën 34-vjeçare dhe Reali i duhet t’i ofrojë një kontratë të re nëse dëshiron ta mbajë lojtarin.
Bale nuk ka justifikuar paratë e investuara dhe ka të ngjarë të kthehet në Angli, ndërsa Isco është i pakënaqur me trajnerin e ri dhe po përgatitet të largohet.
Reali është duke kërkuar shërbimet e Hazardit, por edhe të Neymarit dhe Kylian Mbappe.