Plani i fshehtë, Erion Veliaj do kandidojë në siglën e LSI-së?

Nga Boldnews.al

Zërat se Edi Rama nuk do e kandidojë Erion Veliajn për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës tashmë po shtohen gjithnjë e më shumë, por Lali Eri nuk ka qëndruar në pritje, po projekton gjurulldinë e re. Lëvizja Socialiste për Integrim po mendon seriozisht që nëse Veliaj nuk do jetë kandidat i PS-së për Bashkinë Tiranë, do e kandidojë në siglën e saj, pavarësisht se ka një marrëveshje me PD-në për kandidatë të përbashkët.

Kjo ide po merr formë nga një grusht njerëzish që drejtojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pak ditë më parë, është diskutuar plani i ri, që përveç të vertëtës ka brenda edhe diversion, që në të dyja rastet synon shembjen e kryeministrit Edi Rama. Rivaliteti mes Ramës dhe Veliajt është prej të paktën prej një viti, por ka arritur pikën kulminante muajt e fundit, ku Lali Eri “çiraku i Ramës”, doli edhe më mjeshtër se ustai i tij përsa i përket propagandës.

Në publik ka krijuar perceptimin edhe me shumë doza të rreme, se po punon, që i ka kthyer pamjen qytetit të Tiranës, për t’i dhënë “aromë Europe”, dhe si i tillë, është edhe më i vlefshëm nëse merr qeverinë. Ai nuk po bën as më shumë e as më pak se atë që gatoi e serviri Edi Rama kundrejt ish-kryeministrit Fatos Nano. Arriti t’i merrte partinë, më pas e spostoi nga çdo qëllim politik, duke e nxjerrë përfundimisht në “pension të parakohëshëm”.

Bota rrutollohet dhe këtë herë Edi Rama duhet t’ i bëjë bllokadë atij plani të hershëm që i thuri Nanos. Kreu i qeverisë është në ditët e tij më të vështira, ku rivalitetin nuk e ka me opozitën, që vijon të jetë me kredite të ulëta në publik, por me Lali Erin, kjo prurje e tij që kërkon t’i marrë shtëpinë poltike siç është Partia Socialiste. Një “pjellë mediatike” me sponsorizim të Ramës që mundi të turbollojë mendjen e qytetarëve nga propaganda e përditshme. Aq sa po konsiderohet si “njeriu që rri me lopatë në brez”.

Edhe nese kryeministri e rikandidon për bashkinë e kryeqytetit, Rama sërish është edhe më i humbur, kjo për shkak të rritjes së popullaritetit të Veliajt. Një mandat i dytë i Veliajt do sillte thellimin gjithnjë e më shumë të gropës ku po përgatitet të fusin Edi Ramën. Veliaj nuk është i vetëm… Loja politike e Ilir Metës nuk përfundon me presidencën, ai po synon rikthimin në jetën qeverisëse dhe aleatin më të madh ka pikërisht Erion Veliajn. Për më shumë nuk duhet harruar edhe një tjetër emër me potencial si Fatmir Xhafaj, që bashkë me Veliajn, Metën dhe grupimet brenda PS-së mund të investohen fort në personazhin grotesk në dukje si Lali Eri, por i vetmi që mund të zhdukë nga jeta politike Edi Ramën.

Në këtë rrezik, kreu i qeverisë ka kandidaten e saj të preferuar, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që e ka pritur me interes mundësinë për tu katapultuar drejt bashkisë më të madhe të vendit, që më shumë se një qeverisje lokale, është një mundësi promovimi për të rritur kredencialet në të ardhmen. Nëse Manastirliu kandidohet në siglën e PS-së dhe arrin të fitojë Bashkinë e Tiranës, sado që mund të punojë e krijojë popullaritet, nuk ka tendencë për ti dalë kundër Edi Ramës.

Si besues i verbër i sondazheve që kryen vetë, Rama e ka kuptuar se Erion Veliaj gëzon mbështetjen e së majtës në Tiranë dhe nëse nuk do e kandidonte, atëherë partia mund të ngrihej kundër. Gjithashtu Lali Eri nuk është më ai “Mjaftisti” i dikurshëm që vishej edhe si grua për të marrë fonde nga ambasadat e huaja në vendin tonë. Kryebashkiaku ka krijuar pasurinë e tij nëpërmjet grupit të oligarkëve që fituan tenderat në shuma të mëdha në bashkinë e kryeqytetit, ndaj këtë “kapital” të krijuar, është gati ta hedhë në fushatë, gjithnjë nëse Rama nuk e kandidon.

Për të pasur sukses, nuk pritet të kandidojë si i pavruar, por nën siglën e LSI-së. Rrjedhimisht do kishte një rikompozim politik dhe Tirana të bënte përjashtimin nga 61 bashkitë e tjera të vendit ku mund të kemi tre kandidatë. Partia Sicialiste me Ogerta Manastirliaun, LSI me Erion Veliajn dhe Partia Demokratike me një kandidat të saj. Gara do ishte e fortë ku nuk përjashtohet mundësia që nga kjo çarje mes së majtës, ose “skizma e madhe” Rama-Veliaj, të përfitojë kandidati i Partisë Demokratike. Për kryeministrin Rama, koha është tani që të vendosë që për të larguar rivalin Veliaj, që në këto zgjedhje duhet ti japë shtyrjen drejt greminës, paçka se Lali Eri po kërcënon se do bjerë butë në “dyshekun” e LSI-së.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *