Një gjuhë e ashpër është përdorur në debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe të ftuarve në emisionin “Open” në Top Channel, mbrëmjen e djeshme. Kreu i qeverisë mori pjesë në emision nëpërmjet një lidhje me video. Rama është përplasur verbalisht me Edith Harxhin dhe më pas me Tomorr Alizotin, të dy të ftuar në stadio, ndërsa gazetarja Eni Vasili është përpjekur të qetësojë situatën.
Ish-kryetari i Departamentit të të Përndjekurve politikë në Partinë Demokratike, Tomorr Alizoti, fill pasi kryeministri përdori termin “kazan” teksa iu përgjigj një pyetjeje nga studio, e “quajti lider botëror” .
Debati
“Lideri botëror u konsultua me Kosovën për taksën e rrugës së Kombit”, pyeti Alizoti.
Ndërsa Rama, në përgjigje, ironizoi paraqitjen e tij. “Më tërheq vazhdimisht vështrimin dhe nuk e shmang dot komentin, vija në mes e flokëve dhe ajo xhaketa me kuadrata, si ai Ludoviku te ai filmi, që i thotë ai: Eh mos Ludovik, gëlltit një lugë çorbe të prishur dhe e vjell gjithë jetën”.
Alizoti: Jo nuk i kam parë filmat e komunizmit unë, Edi jo, si kam pa unë, kam qenë në internim. Nuk jam çuni i Kristaqit unë Edi, jo këto gjëra me mua. Kam qenë në internim Edi. Filmat e Ludovikut i ke parë ti, se i ke xhiru ti. Jo unë. Stop, Stop!
Rama: Aj, Aj Aj…
Alizoti: Jo me mu këto gjëra.
Rama: Aj, Aj Aj…
Alizoti: Kur ti bërtisshe ‘Partia e Enverit’ unë isha në internim. Jo këto filma me mu. Bëja PS-së, Partisë së Punës. Ti je Ludoviku. Robert Çumçakizi je ti. Jo mu plako, jo mu kto. Kujdes me këto gjëna. Ke rënë të PD-ja urtë ti, po hajde.
Rama: Qetësoje Ludovikut të lutem, qetësoje se nuk dëgjoj.
Alizoti: Edmond, lider botëror, të keqen, amon.
Rama: Ludovik të lutem, se nuk dëgjoj, të lutem.
Alizoti: Edmond shpirt, aman. O karagjoz je bo Kryeminstër.
Rama: Eni të lutem nuk jam unë që duhet të këshilloj po mendoj se duhet vendosur një kufi etik aty në atë studio dhe duhet ndarë një vijë midis shqipes një Nolit, shqipes së Konicës, shqipes së mësuesve të mi edhe një shqipenje që vjen nga Unaza e Re në studion tuaj.
Alizoti: Konica ka qenë djali i Tezes së gjyshes time, ti ke qënë nipi i Spiro Kolekës.
Alizoti: Ai është kryeministri i vendi, është burrë shteti, duhet të sillet si burrë shteti, ose të ikim ta lëmë bisedën. Unë kam pasur një farë respekti po se dija në këtë nivel.
“Më ka rënë lidhja me Kosovën”, njoftoi gazetarja Edi Vasili, shkëputjen e sinjalit me Pejën, ku ndodhej kryeministri Rama.
Më herët gjatë emisionit, Rama pati përplasje edhe me anëtaren e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi.
Rama e quajti “shtetase”, ndërsa Harzhi i kërkoi ti drejtohej me “zonjë” siç ajo e quajti “zotëri”, dhe të mos përdorte terma fyese.