Banorët e Unazës së Re po përplasen me Policinë në këto momente, e cila i ka dalë në mbrojtje, punonjësve të bashkisë që po tentojnë të heqin ndriçimin rrugor.
Në mes të shiut, banorët i kanë bërë thirrje punëtorëve të mos hipin në mjetet e tyre dhe të mos guxojnë të heqin ndriçimin. Një pjesë e tyre ka lëshuar thirrjen “Bashkohuni me ne bashkohuni me ne! Turp!’.
Deputeti demokrat Klevis Balliu po komunikon me punonjësit e Policisë dhe bashkisë.