” Më ktheni djalin ose do vras veten”/ Historia e dhimbshme e gruas së re

Mes dhunës dhe vuajtjeve një nënë nga Vlora kërkon djalin e saj të cilin ish- bashkëshorti ia ka rrëmbyer dhe ia ka sjellë të jetojë me prindërit e tij. Historia e Flutura Hasanaj flet për sakrificën e një gruaje e cila u bë nënë në moshën 21 vjeç.

Flutura e ka treguar dramën e saj në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 me shpresë se do të gjejë një zgjidhje kur të gjitha gjykatat kanë vendosur në favor të saj por nuk funksionon ligji. Ajo u martua në vitin 2010 në Vlorë, bashkëshortin asokohe e njohu me shkuesi.

Familja në vitin 2011 u transferua në Itali dhe në vitin 2012, Flutura lindi djalin. Por xhelozia e bashkëshortit bëri që kjo martesë të mos funksiononte. E dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht Flutura mori të birin dhe kërkoi ndihmë. Shteti italian menjëherë mori masa dhe e strehoi në një qendër kundër dhunës ndaj grave.

Zemra, Flutura (2)

Nëna dhe djali jetuan aty për gati një vit. E teksa kjo grua vuante së bashku me djalin pasojat e dhunës, bashkëshorti i saj u kthye në Shqipëri dhe bëri procesin e divorcit pa praninë e saj.

“E bëri divorcin pa praninë time dhe atëherë gjykata vendosi djalin në ngarkim të tij. Ish-bashkëshorti kthehet në Itali dhe kërkoi djalin me justifikimin se do ta takonte. Por e mori dhe u kthye në Shqipëri, e solli djalin tek prindërit e tij. Unë lajmërova policinë dhe autoritetet në Itali. Atje më pas iu dërgua një shkresë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri ku kërkohej rikthimi i fëmijës tek mua”, tregoi sot Flutura.

Kjo situatë bëri që në Shqipëri të zhvillohej një proces gjyqësor i cili vendosi që fëmija të kalonte në ngarkim të nënës, Fluturës. Ish-bashkëshorti e refuzoi këtë vendim dhe iu drejtua Gjykatës së Apelit por edhe kjo e fundit la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë.

Pra djali duhet të rikthehej tek nëna. Sërish ish-bashkëshorti shkeli vendimin e Gjykatës dhe aktualisht Flutura nuk po gjen zgjidhje nga institucionet shqiptare, pasi përmbarimi dhe Policia e Vlorës ende nuk kanë vepruar edhe pse gjykata ka folur qartë. Për më tepër ajo pretendon se djali po dhunohet nga gjyshërit.

“Nuk duroj dot më shumë, djali im po dhunohet nga gjyshërit. Kam qëndruar 3 orë para banesës, kam dëgjuar ulërima edhe tani më dridhet mishi. E kam marrë drejtorin e policisë në telefon dhe i kam thënë ose me ço një grup ose do vrasj veten. Dhe kështu do bëj, nëse nuk më kthejnë djalin do vras veten”, deklaroi Flutura.

Moderatorja Evis Ahmeti tha se kjo deklaratë nuk është e mirë as për fëmijën dhe i kërkoi gruas së re të mos dorëzohej.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *