Lori Hoxha i urren ditëlindjet, zbulon çfarë ndodhi në festën e vjetshme

Mes fakteve të tjera që zbuloi rreth vetes, Lori Hoxha tha se i urren ditëlindjet. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

“Kam qenë fansja numër 1 e ditëlindjeve të mia. Prisja gjithë vitin për atë ditë dhe e festoja një javë rresht. Do vendosja kode veshjesh, do t’i bëja njerëzit të visheshin bardh e zi e gjera si këto. Kurse tani e urrej!”- u shpreh Lori në videon e postuar në kanalin e saj të YouTube-it.

Dhe gjithçka për faj të ditëlindjes së vitit të kaluar.

“Vjet kisha ditëlindjen më të keqe ndonjëherë. Dy ditë para saj isha në Londër dhe përfundova në spital se isha e dehur dhe kur u ktheva për ditëlindjen në Shqipëri njerëzit deheshin unë nuk mundesha, sepse vetëm era e alkoolit më bënte keq dhe thoja duhet të ikim në shtëpi, e urrej ditëlindjen, nuk do festoj ditëlindjen vetëm prej atij viti. Madje dhe Sara iku e la ditëlindjen time, sepse do shoqëronte Ledionin që ishte dehur.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here