Futbollistët shquhen për jetën e natës, ndaj shpesh ata janë objekt i njoftimeve të policisë. 2018-ta mund të quhet viti i portierëve pijedashës, pasi para Alban Hoxhës e pësoi edhe kapiteni i kampionëve të botës.
Portieri i Totenhemit dhe i Francës, Hugo Loris, u arrestua më 24 gusht të këtij viti nga policia londineze, pasi është kapur duke i dhënë makinës i dehur. 31-vjeçari u ndalua në një kontroll rutinë në orët e para të së premtes, raportohet të ketë qenë ora 02:30 e mëngjesit, dhe u vu re se ishte i dehur në timon.
Pas matjeve doli që niveli i alkoolit te Loris ishte 0.8 miligramë për l itër, pak më shumë se dyfishi i normës së lejuar në Angli. Ai u dërgua në komisariat dhe pasi kaloi 7 orë në një qeli, u lirua me kusht. Më 12 shtator, Loris dol i para Gjykatës së Uestminster, ku edhe mori ndëshkimin përkatës.
Për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, Hugo Loris u dënua me 20 muaj heqje të lejes së drejtimit plus 56,000 € gjobë. Kjo ngjarje ndodhi para ndeshjes që Totenhemi do të luante ndaj Mançester Junajtid. Klubi londinez ia ndaloi për pak kohë mbajtjen e shiritit, por portieri është kthyer sërish si kapiten i “Gjelave”. Loris kërkoi falje lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve për gabimin që bëri në jetën e tij private.
“Kërkoj ndjesë përgjithë këtë që ndodhi. Ishte papërgjegjshmëri nga ana ime dhe më vjen keq që dhashë një shembull të keq për të rinjtë që aspirojnë të bëhen futbollistë profesionistë. I kërkoj ndjesë klubit, shokëve të skuadrës dhe kombëtares time për faktin që i kam vënë në vështirësi të mëdha me sjelljen time”, deklaroi Loris pas vendimit gjyqësor.
Rasti Matia Perin – Një ndër portierët më të njohur që ka pasur shumë probleme të tilla me ngjarjen e makinës në gjendje të dehur ka qenë edhe Matia Perin, sot pjesë e Juventusit. Por, në të kaluarën e tij te Xhenoa, “gardiani” italian është bërë lajm kronike në dy raste: e fundit dhe më e freskëta në shkurt të vitit 2014, por edhe më parë në nëntor 2014. Herën e fundit, për të u vendos heqja e patentës për 3 muaj, plus një gjobë e majme, por që shifra nuk u bë e ditur.