Hakmarrja/ Daniel Drobaj tregon gishtat e fashuar në gjyq (FOTO)

Daniel Drobaj është 18-vjeçari i arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është personi përgjegjës për plagosjen e afektives së policisë Ina Nuku me kapsolla.

Ndërsa u përfol se kanë tentuar t’i thyejnë dy gishta në shenjë hakmarrjeje, në seancën e sotme gjyqësore, ajo që është vënë re ka qenë dëmtimi i dy gishtave të dorës së Danial Drobaj, i cili ka dëshmuar se është rrahur.

Të pranishëm në sallë deputetët e opozitës, midis të cileve dhe deputetet e LSI Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa Drobaj akuzohet si personi përgjegjës për dëmtimin e gishtave të dorës së efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuku, e cila është nisur për kurim në Turqi.

Deputetët e Partisë Demokratike që ndodhen brenda sallës së Gjykatës së Tiranës, për të asistuar në seancën në ngarkim të protestuesit Daniel Dobraj, po kërkohet prej gjyqtarit të çështjes që të nxirren jashtë. Gjyqtari ka sjellë rojën e derës dhe po kërkon nxjerren e deputetëve jashtë më forcë, por deputetët po refuzojnë. Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim të tillë. Klima para seancës duket e tensionuar, ndërkohë që i riu i arrestuar për plagosjen e polices raportohet se e ka dorën të fashuar me dyshimin se në komisariat i kanë thyer gishtat me gjakftohtësi, si shenjë hakmarrjeje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here