Diplomati “përmbys historinë”, Pavarësia është shpallur në 27 nëntor në Durrës

Diplomati i njohur Shaban Murati thotë se pavarësia e Shqipërisë është shpallur më 27 nëntor 1912 në Durrës dhe jo me 28 nëntor në Vlorë.

Në një postim në ‘Facebook’ me titull “Historia siç është bërë, dhe jo siç e kanë fshirë” Murati ka treguar dhe faktet.

Postimi i plotë:

Faktet e publikuara nga diplomati Shaban Murati:

Historia siç është bërë, dhe jo siç e kanë fshirë!

I-Telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës, Von Rudnay, dërguar Ministrisë së tij të Jashtme:

Durrës, 27 nëntor 1912

Nr.6501

Tel.nr.152

Natën mes 26 dhe 27 (1912), tre krerë (pari) më dorëzuan mua, një dokument, (Një për Shkëlqesinë tuaj dhe një për Qeverinë italiane), lidhur me shpalljen e suksesshme të DEKLARATËS SË PAVARËSISË.

II-Telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës, Von Rudnay, dërguar Ministrisë së tij të Jashtme:

Durrës, 27 nëntor 1912

Nr.6645

Nr.Tel.156

Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit nën brohoritje. Mutesarrifi u shkarkua. Hamid bej Toptani, governator i përkohshëm.

Mitropoliti zvarrit ta njohë ‘QEVERINË E PËRKOHSHME’.

Trupat mustafis janë dërguar në shtëpi.

Paria e vendit u doli serbëve përpara, mbi lëvizjen e tyre mungojnë njoftimet. Ata janë nisur prej Krujës.

III- Telegrami i Proklamimit të Indipendencës shqiptare, nga Lef Nosi në librin e tij ‘Dokumente historike’, 1924:

Nr.13300,

Durrës,13 Vjeshta e tretë 1328-1912

7.30 ora e ditës.

Popullit të ndershëm të qytetevet:

Elbasan, Berat, Janinë, Gjinokastër, Lushnje, Korçë, Starovë, Vlonë, Përmet.

Ju apim lajmen e gëzushme, se me hirin e të Naltit Perëndië, ndashti shpallëm indipendencën, n’emën të kombësiës sonë të shenjtë e të gjithë Shqipniës.

IV- Gazeta ‘Taraboshi’ e Shkodrës, 22 janar 1914:

Ismail Kemal Vlora më 27 nëntor 1912 e ngriti flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e Qeverisë së Përkohshme në Durrës.

V-Gazeta britanike ‘Daily Telegraph’ 27.11. 1912:

Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit në Durrës më 27 nëntor 1912 dhe ka një shqiponjë të zezë dykrerëshe ne një fushë me ngjyrë të kuqe.

VI- Gazeta austriake ‘Ëiener Bilder’ datë 1.12.1912:

Udhëheqësi shqiptar Ismail Kemal bej, në krye të një asambleje nga paria, në Durrës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.

(Marrë nga libri ‘‘Historia e shtetit dhe së drejtës shqiptare’ i historianit të shquar Prof.Dr.Eqrem M.Zenelaj, Prishtinë, 2016, fq.340-399)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *