“10 mijë $ nga bastet”, KPK shkarkon prokurorin Artur Selmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin në Prokurorinë e Përgjithshme, Artur Selmani, pasi nuk justifikon pasurinë. Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja.

Sipas asaj që ka deklaruar pranë ILDKPKI-së, rezulton se në vitin 2004, Selmani ka deklaruar të ardhura nga paga prej 1.4 milion lekësh. Gjithashtu ai pretendon se ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive.

KPK duke iu referuar DSIK thotë se Selmani është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ndaj tij ka pasur ankesë nga familjarët e viktimave në Cole të Vlorës. Familjarët pretendojnë se prokurori Selmani ka lehtësuar akuzën për të pandehurit.

Prokurori ka thënë në seancë se ai ka hetuar ngjarje të vitit 1997 si dhe Lulzim Bashën për tenderin e pasaportave.

“Kam hetuar Lulzim Bashën për tenderin e pasaportave  Ndreun dhe Arebn Ndoken kur u godit një deputet. Prokurori i përgjithshëm me urdhëroi te publikoja videon kur u godit një deputet. Më larguan, më transferuan te prokuroria e Tiranës. Unë po mbroja interesat e te pandehurve”- ka thënë ai.

Kujtojmë se Selmani ishte një nga 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. Selmani e ka filluar karrierën në institucionin e akuzës në fillim të viteve ’90, fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror. Ai është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se një dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me punën në Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës.

Në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e një masakre me tre viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës. Prokuroria e Përgjithshme paralajmëroi hetim për “shpërdorim detyre”, por akuzat u rrëzuan 4 muaj më vonë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *