Hajdutët kanë përdorur mjete të fuqishme për të thyer një xham të blinduar dhe për të vjedhur një kurorë të mbushur me diamante me vlerë miliona dollarë.
Tiara Portland u vjedh në Estate Welbeck në Worksop të Nottinghamshire.
Kurora u krijua për Winifred, Dukeshën e Portland, që ta mbante gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Edward VII në vitin 1902.
Një ekspert tha kurora mund të shkatërrohej nga grabitësit për të shitur diamantët veç e veç.
Policia raporton se një Audi S5 i gjetur i djegur në Cross Lane, Blidworth, ishte përdorur nga hajdutët.
Kurora është e përbërë nga ari dhe argjendi e rrethuar nga diamante.
Hajdutët hynë në galerinë e Portland Collection rreth orës lokale 21:45 dhe 22:00 të martën dhe morën kurorën.