Leksion për botën, policia bashkohet me protestuesit në Francë

Policët në Francë janë bashkuar me protestuesit, të cilët prej ditësh kanë marshuar duke kërkuar uljen e çmimit të karburanteve.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet se si policët “i bëhen krah” protestuesve është bërë virale në më pak se 24 orë nga publikimi i saj.

Ky veprim i policëve francezë duhet të shërbejë si një leksion për gjithë botën. Fakti që ata kanë detyra, nuk do të thotë të bëhen palë me padrejtësinë, kur edhe ata janë qytetarë të atij vendi.

E njëjta gjë duhet të vlejë dhe për policinë në vendin tonë, që shkojnë deri aty sa edhe dhunojnë protestues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here