I vodhën makinën 22-vjeçarit, arrestohen 3 të rinj në Berat (Detaje)

Tre persona janë arrestuar nga policia në Berat. Shtetasit A.l 24-vjeç, S.H 27-vjeç dhe L.H 22-vjeç akuzohen për vjedhjen e një makine tip ‘Benz’ në pronësi të një 22-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.L, 24 vjeç.

S.H, 27 vjeç, të dy banues në Çorovodë.

L.H, 22 vjeç, banues në lagjen ‘’Uznovë’’, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen ‘’Çlirim’’, Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.S, 22 vjeç, banues në Çorovodë. Mjeti i vjedhur u gjet në një pikë skrapi në lagjen ‘’Uznovë’’ dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *