Saimir Taullau quhet 47-vjeçari që u plagos në lokalin e tij mbrëmjen e 24 nëntorit 2018 tek Rotondo e Lushnjes. Policia nuk i ka zbuluar autorët, por dyshimet janë të forta për histori të viteve të hershme kur banda e Aldo Bares e ka persekutuar familjen Taullau. Njeri prej vëllezërve të Saimir Taullaut është vrarë Leondard Prifti, krahu i djathtë i Aldo Bares, ndërkohë që vëllai tjetër është detyruar t’i paguajë gjoba disa milionë lekësh herë pas here kësja bande.
Vëllai që tashmë ka vdekur i vrarë ditën e zgjedhjeve të korrikut 2005, e kishte denoncuar në Polici, bandën e Aldo Bares, por ata e kërcënuan se do ta vrisnin”, ka thënë në një prononcim kohë më parë, i plagosuri Saimir Taullau.
Vetë Saimir Taullau ka treguar se nga viti 1993 deri më 1997, ka qenë në burg, pasi isha i dënuar dhe kur u hapën burgjet, iku nga burgu dhe shkoi në Itali. Atje qendroi deri në fillim të vitit 2000, kur familja e tij kërcënohej rregullisht nga banda e Lushnjes.
Fillimisht ata kërkuan që unë t’i bashkohesha “bandës” së tyre, por më pas meqë unë nuk iu bashkova, më akuzonin se isha pjesë e “bandës” së Artur Dajës dhe po tentoja të hakmerresha ndaj tyre. Unë për herë të fundit e kam takuar Artur Dajën kur isha 17 vjeç dhe para se të bija në burg dhe që nga ajo kohë nuk e kam parë më.
Pasi u ktheva në Shqipëri vëllai Bakiu më tha: nuk ke bërë mirë që ke ardhur. Për këtë shkak më nxori një vizë dhe ika në Greqi ku ndenja disa muaj. Gjatë kësaj kohe, kam mësuar se Bakiu është detyruar t’i paguajë disa herë gjoba “bandës” së Alfred Shkurtit pasi e kërcënonin për jetën time dhe të vëllezërve të tjerë.”
Policia ka nisur hetimet për autorin që ka tentuar ta vrasë Saimir Taullan, nisur dhe nga historitë e së shkuarës mbushur plot me kërcënime. Kujtojmë se kryetari i bandës së Lushnjes, Aldo Bare, është gjallë dhe gjendet në burg, kurse shumë nga anëtarët e bandës së tij janë vrarë.