Studimi alarmant në fushën e shëndetësisë: Një katastrofë do të ndodhë në Shqipëri pas disa vitesh!

Një studim i ri nga ekspertët në fushën e mjekësisë ka ngritur një alarm për atë ç’ka mund të rezultojnë një katastrofë për të sëmurët me diabet.

Fjala është për mungesën e insulinës në botë.

Sipas parashikimeve, mendohet se gjendja pas 12 vjetësh do të jetë alarmante, pasi 50% e pacientëve nuk do të mund të përdorin këtë medikament, veçanërisht në vendet në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Studimi është kryer nga Universiteti Standford i Kalifornisë në bashkëpunim me atë të Gjenevës. Janë përdorur të dhënat e Federatës Botërore të Diabetit dhe 14 studime mbi këtë sëmundje duke mbuluar 60 % të popullsisë globale. Kërkuesit kanë dalë në konkluzionin se brenda vitit 2030 numri i pacientëve do të arrijë në 511 milionë, ndërkohë nga 406 milionë që janë sot.

Gjysma e tyre numërohen në Kinë, Indi, SHBA.

Më rritjen e numrit të pacientëve natyrisht do të rritet nevoja për insulinë, që është hormoni që shërben si rregullator i nivelit të glicemisë në gjak.

Mirëpo rezulton se ky trajtim është i kushtueshëm dhe aktualisht tregu botëror është i dominuar nga tre grupe prodhuesish.

Ndërkohë që ekspertët shprehin shqetësimet për reduktimin e përdorimit të insulinës në vendet e varfra.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *