Banorët e ‘Unazës së Re’ do ta zhvendosin të dielën protestën e tyre para Gjykatës së Rrethit Tiranë, pranë burgut 313.
Në orën 11:00, ata do të kërkojnë lirimin e të arrestuarve të protestës të së enjtes, vendimi për të cilët do të jepet nesër nga gjykata.
Në rrjetet sociale, ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta.
Banorët janë pro projektit por kundërshtojnë vlerën e kompensimit të 316 banesave të tyre që është larg çmimeve te tregut.