Mjeti përplaset me bordurën anësore, dy të plagosur

Automjeti tip “Wolksvagen” me targa AA 396 UU që drejtohej nga një 21-vjeçar ka humbur kontrollin në aksin Peqin –Elbasan, në fshatin Murras dhe është përplasur me bordurën anësore.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri, 25-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Peqin

Informacion paraprak

Në aksin rrugor  Peqin –Elbasan, në fshatin Murras ,  shtetasin A.S., 21 vjeç, banues në Peqin,  duke drejtuar mjetin tip  “Wolksvagen” me targa AA 396 UU, ka humbur kontrollin e mjetit  dhe është përplasur me bordurën ansore.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri shtetasi F.K., 25 vjeç, banues në Peqin, të  cilët u transportuan në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *