Në një përgjigje drejtuar Berishës, deputeti i PS Alket Hyseni e sulmoi ish-kryeministrin duke e quajtur herë pas here “plak autik”.
Fakti që përsëriti kaq shumë fjalën “autik” në formë fyese atij i është dashur të përballet me një reagim masiv në rrjetet sociale, sipas të cilëve në një farë mënyre ofendonte të sëmurët me autizëm.
Por sot pas një lum akuzash ndaj tij në rrjetet sociale, ku Hysenit i kërkohet të japë dorëheqjen, deputeti ka reaguar duke ndryshuar postimin.
Në vend të fjalës, “autik”, ai ka shkruar “i çartur”.