Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi shpesh herë publikon në Instagramin e tij fotomontazhe të ndryshme si për veten ashtu edhe për miqtë, të realizuara nga faqe të ndryshme.
Së fundmi publikoi dy fotomontazhe, ku shfaqej Kejvina Kthella me Cristiano Ronaldon dhe me të vërtetë ishin realizuar bukur.
Ndoshta ka patur edhe persona që se kanë kuptuar që ato foto ishin të montuara dhe një fans e ka pyetur në kuadër të shakasë: “Ti je ajo e dashura e CR7”?
“Jo mi jo e mori ajo e poshtra”, ia ktheu Kejvina me shaka.