Tani mund të krijoni “stickers” të personalizuar në WhatsApp

Muajin e kaluar, WhatsApp vendosi përdorimin e “sticker-ave”, paketë që ishte më parë edhe në Facebook Messenger.

Në Android, ju mund të shprehni gjithë kreativitetin tuaj duke krijuar “sticker-a” të personalizuar në telefonin tuaj. Kjo risi vjen në sajë të Sticker Studio, një aplikacion pa pagesë, i ndërtuar nga Sven van der Zee, një ish-praktikant i zhvillimit.

Sticker-at krijohen lehtësisht duke vendosur foto ose importuar imazhe, dhe thjesht të vizatoni pjesën e fotos që dëshironi që ta transformoni në një sticker. Aplikacioni gjendet në Google Play, dhe mund të shkarkohet pa pagesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here