FOTO/ Këngëtarja e njohur e ka pranuar: Mora shumë kokainë dhe tentova të vetëvritesha

Këngëtarja e njohur, Mel B, ka pranuar se ka marrë nga gjashtë “vija” kokainë një nga ditët kur ishte e angazhuar në spektaklin ‘X Factor’, në mënyrë që t’i mbijetonte lidhjes me burrin e saj, Stephen Belafonte.

Në librin e saj autobiografik, “Brutally Honest”, këngëtarja e “Spice Girls” ka treguar edhe për përpjekjen e saj për t’u vetëvrarë, duke marrë 200 tableta kundër dhimbjes në vitin 2014.

Image

Mel B

Kjo kishte ndodhur në natën, kur e kishin zëvendësuar në gjysmëfinale të ‘X Factor’, ndërsa vetëm një natë më pas, ajo ishte paraqitur sërish në jurinë e këtij spektakli për talentet.

Shenjat e tentativës  së vetëvrasjes ishin vërejtur qartë, por 43-vjeçarja asokohe kishte thënë se ishte infektuar me një virus.

Në librin e kujtimeve të saj, Mel B ka pranuar se ditën e kishte nisur, duke marrë kokainë.

Image

Mel B

“Isha një person i pikëlluar dhe patetik. Isha jashtë kontrolli. Ditën merrja pesë-gjashtë vija, para dhe pas punës”.

“Kjo gjë ma zbuste dhimbjen. Më bënte mjaftueshëm të gatshme dhe më bënte të harroj gjithçka, përveç spektaklit”.

Image

Stephen Belafonte dhe Mel B

“Isha aq keq, saqë dy javë pas xhirimit të ‘X Factor’ fillova të merrja kokainë, në mënyrë që të isha e qëndrueshme. Që t’i mbijetoja jetës edhe me Stephenin, që ishte si një klaustrofobi neurotike”, ka rrëfyer Melanie Brown.

Mel B ka thënë se ish-burri i saj e kishte bërë të ndihej e shëmtuar dhe e padëshiruar, dhe se ai mbante xhirime të shumta seksuale me të.

Asokohe ajo ua kishte shkruar një letër vajzave të saj dhe i kishte pirë tabletat, mirëpo ndërsa ishte akoma e vetëdijshme, kishte shkuar në spital, ku e kishte humbur vetëdijen në hyrje dhe ishte rrëzuar me fytyrë.

Mjekët e kishin këshilluar të qëndronte në spital, sepse mëlçia dhe veshkat nuk ishin në rregull, mirëpo ajo vendosi menjëherë të kthehej në spektakël.

ImageImage

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here