Emrat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, po Arta Marku a dhunoi “frymën e Kushtetutës”?

Nga Boldnews.al

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, i është përgjigjur thirrjes së Kuvendit të Shqipërisë dhe ka depozituar listën e prokurorëve që plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në dokumentin që po publikon “Boldneës.al” rezulton se Kryeprokurorja e Përkohshme i ka përcjellë Kuvendit listën vetëm me dy emra prokurorësh, të vetin, pra Arta Marku dhe atë të Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj, si të vetmet që plotëson kriteret ligjore për të qenë pjesë e Këshullit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Ligji parashikon se KED përbëhet, ndër të tjerë, nga 3 prokurorë, një prej të cilëve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dy nga niveli i Apelit, të cilët plotësojnë kriteret ligjore. Krahas kritereve formale, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet domosdoshmërisht që të kenë përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës. Në institucionin e Akuzës, aktualisht këtë kriter e plotëson Arta Marku në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Fatjona Memçaj.në prokuroritë në nivel Apeli.

Pas shumë shkeljesh ligjore të deritanishme, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka vendosur më në fund të zbatojë ligjin siç është shkruar, duke mbajtur të njëjtin standart që ndoqi edhe paraardhësi i saj, Adriatik Llalla.

Në janar 2017, ish-kryeprokurori Llalla paraqiti për kandidatë të KED-së tre prokurorë për tre vende. Ishin tre prokurorë, dy në nivel Apeli dhe një në Prokurorinë e Përgjithshme që plotësonin të gjithë kriteret, përfshirë edhe përfundimin e Shkollës së Magjistraturës.

Por, pikërisht kjo zgjedhje ligjore e Llallës, shkaktoi reagimin e fuqishëm të ambasadorit amerikan në atë kohë, Donald Lu, i cili e akuzoi ish-kryeprokurorin për “shkelje të frymës së Kushtetutës”.

Në një konferencë të shoqërisë civile, zhvilluar në 2 Shkurt 2017, ambasadori Lu deklaroi se: “..Siç kërkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti për KED, që do mbrojnë institucionet e reja të gjyqësorit. Prokurori i Përgjithshëm (Llalla) dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me 3 emra. Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit të Emerimeve ne Drejtesi duhet të përzgjidhen me short. Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese dorëzuan listat më të gjata për personat e kërkuar. Në dallim me to, prokurori i përgjithshëm i përzgjodhi vetë duke dërguar vetëm një listë me 3 emra përzgjedhur vetë pa transparencë”, u shpreh ambasadori.

Tashmë, nga ajo listq me 3 kandidatë, ka mbetur në detyrë vetëm prokurorja Memçaj, pasi dy të tjerët janë pezulluar nga detyra për shkak të vendimit të Komisionit të Vetingut dhe janë në pritje të shqyrtimit të ankimeve të tyre në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë, asaj liste, tashmë i shtohet emri i Arta Markut, e cila përvecc pozicionit drejtues të institucionit, ka edhe statusin e prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Në këto kushte, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka dërguar listën e kandidatëve vetëm me dy emra. Pra, Marku ka zgjedhur që të veprojë njëlloj si paraardhësi i saj, Llalla, i cili u sulmua ashpër nga ambasadori Lu se “dhunoi frymën e Kushtetutës”, pikërisht për faktin se dërgoi një listë me 3 emra, vetëm ata të cilët plotësonin të gjithë kriteret për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nëse Donald Lu do të ishte ende në detyrë në Tiranë, a do të akuzonte edhe Arta Markun për “dhunim të frymës së Kushtetutës”? Po pasardhësit e tij në Tiranë, të cilët, në pritje të ambasadorit të ri po riciklojnë fjalimet e kaluara të Donald Lu, a do t’ia përmendin Kryeprokurores së Përkohshme dhunimin e Kushtetutës? Me shumë mundësi, jo. Ambasadori Lu, siç rezultoi e dokumentuar më vonë, konfliktin me Llallën nuk e kishte aspak për “frymën e Kushtetutës”. Të tjera arsye i vendosën ata përballë njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here